TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2024, 12:03

A e njeh Berishën si kryetar partie? Bardhi: Respektoj vullnetin e demokratëve, bashkohem me çdo protestë

Shkruar nga Pamfleti

A e njeh Berishën si kryetar partie? Bardhi: Respektoj vullnetin e

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, mbrëmjen e djeshme, për herë të parë, i është bashkuar tubimit të qytetarëve poshtë banesës së ish-kryeministrit Sali Berisha.

Duke marrë shkas nga kjo Bardhi në komunikimin e sotëm me mediat është pyetur nëse e njeh Berishën si kryetar të Partisë Demokratike.

Lidhur me këtë Bardhi ka thënë se respekton vullnetin e demokratëve dhe se është i gatshëm për tu bashkuar me çdo protestë kundër regjimit të Edi Ramës.

"Ne bashkohemi rreth ideve, rreth gjërave që na bëjnë bashkë, që është beteja jonë kundër Ramës dhe nuk bashkohemi rreth individëve. S’ka bashkim rreth individëve konkret, ka bashkim rreth ideve, gjërave që na bëjnë bashkë. Keqpërdorimi që Rama i ka bërë konfliktit të brendshëm në PD dhe opozitë, nuk ka sjellë pasoja vetëm për partinë, por edhe për Shqipërinë. Unë do ti bashkohem, i jam bashkuar çdo proteste qytetare. Sa i takon vizitës time në SHBA, e kam bërë të qartë. SHBA janë aleati kyç i Shqipërisë, ka qenë krah nesh në momentet tona më të vështira. SHBA është një aleat kyç edhe për PD. Falenderoj Escobar për mikëpritje. Kam pasur takime në Kongres dhe Senat. Nuk dua ta ngatërroj vizitën në SHBA me situatën tani. Ata mbështesin Shqipërinë dhe rrugëtimin evropian të saj, dhe jo një parti politike”, ka thënë Bardhi.

gazment bardhi partia demokratike sali berisha

Lini një Përgjigje