TAGS-AT E JAVËS

Politike 6 Shkurt 2024, 13:05

"Mulo mos bërtit, ik atje te rruga", Noka përplaset me Gjiknurin pas bllokimit të 'Zgjedhores': As ti, as Rama nuk mund të mohoni opozitën

Shkruar nga Pamfleti

"Mulo mos bërtit, ik atje te rruga", Noka përplaset me

Deputetët e grupit Bardhi-Berisha kanë bllokuar mbledhjen e radhës të komisionit të Reformës Zgjedhore që ishte përcaktuar të niste sot në orën 12:00. Fillimisht deputetët janë penguar nga Garda e Republikës por më pas kanë hyrë në sallë dhe kanë zënë ulëset e socialistëve. 

Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka mbërritur në kryesinë e Kuvendit por nuk është lejuar të hyjë në mbledhje nga deputetët e opozitës të cilët i kanë bllokuar derën.

Deputeti Noka i ka bllokuar hyrjen Gjiknurit duke i kërkuar që të ndryshohej bashkëkryetari që përfaqëson opozitën në këtë komision.

Nga ana e tij Gjiknuri u shpreh se është Foltorja ajo që nuk do një Kod Zgjedhor: “Ju nuk doni Kod Zgjedhor. Mos bërtit më. Ik tek rruga dhe bëji të fala. Zhurmuesi nuk na lejon”, tha Gjiknuri.

Sipas Nokës, edhe PS ka qenë në opozitë dhe ka patur bashkedrejtimin e Reformës Zgjedhore, por Gjiknuri është shprehur se edhe Enkelejd Alibeajn demokratët e kanë sjellë.

Debati Gjiknuri-Noka:

Gjiknuri: Doni Reformë Zgjedhore?!

Noka: Thuaj kryetarit tënd nuk bën dot asgjë me opozitë të emëruar. As ti as Edi Rama nuk mund të mohoni opozitën, nuk e zhbëni dot.

Gjiknuri: Hajde futini brenda, hajde të dëgjojmë shoqërinë civile.

Noka: Hajde në sallë. O Mulo me shoqërinë civile do bashkërendojmë…

GJiknuri: Çfarë opozite e emëruar, a je aty brenda…

Noka: A ke qenë në opozitë ti? Ke pas bashkëkryetarin, ku e kam unë bashkëkryetarin?

Gjiknuri: Kush e solli bashkëkryetarin? Ju e keni sjell…

Noka: Ta solli Rama, e ke emëruar ti…

Gjiknuri: Mulo mos bërtit. Keni vendos ta bllokonani prapë.

Noka: Ke qejf mercenarët.. Keni qejf mercenarët.. A jam në opozitë?

Gjiknuri: I keni të gjithë, Fatmirin, Shpëtimin.. Oerdi Ja ku është.

Noka: Damiani 1 dhe Damiani 2, dy bashkëkryetarët… Ja ku është bashkëkryetari jonë (Bylykbashi)

Gjiknuri: Të futet, të ulet brenda…

Noka: Oerd Bylykbashi, ky e ka vullnetin e opozitës..

Gjiknuri: Kodi Zgjedhore ju duhet juve, nuk doni pune per ju..

Noka: Emrin opozite s’ja jep dot nje tjetri. Nga rruga do te rrafshojme ty dhe Edi Ramen.

Gjiknuri: Nuk doni Kod Zgjedhore! Ikni te rruga tani beji te fala atij shokut tat.

 

flamur noka damian gjiknuri reforma zgjedhore rama opozite

Lini një Përgjigje