
Ish-kryeministri Sali Berisha ka “kërcënuar” të gjithë ata që shprehen se ai po shkel masën e sigurisë me fjalimet që mban në dritare.
Sot ai vijoi traditën, teksa tentoi të tregojë se është mbi të tjerët. “Jam Sali Berisha unë o budallenj”, tha ai.
Berisha tha se respekton Kushtetutën demokratike të vendit, por u shpreh se ka edhe një Kushtetutë të dytë, atë të ndërgjegjes së tij që siç u shpreh ai nuk ja shkel dot askush, përveç Zotit.
“Kjo betejë, kjo rrugë po e tmerron atë çdo ditë. Dëgjoni dhe lexoni hajdutët, të cilët kanë frikë të tmerrshme sepse nga mëngjesi deri në darkë gromësijnë vjedhjet e tyre. Dëgjoni çfarë thonë: Po shkel rregullat Sali Berisha, po shkel vendimet. Më lejoni tu them këtu, or budallenj unë jam Sali Berisha.
Dëgjoni këtu do tu them se Sali Berisha ka një kushtetutë të vendit, të cilën e ka respektuar me rigorozitetin më të madh, sepse ajo është kushtetutë demokratike. Por krahas saj, kur kushdo që e shkel atë Sali Berisha ka një kushtetutë të dytë që nuk ja shkel dot njëri mbi tokë përveç zotit dhe kjo është ndërgjegjja e tij. Mjer ai që mendon dhe beson se mund ti shkelmojë kushtetutën supreme, kushtetutën e ndërgjegjes së tij”, tha ndër të tjera Sali Berisha.
Lini një Përgjigje