TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2024, 19:08

“Kaosi në Kuvend, të çon te rruga poshtë ballkonit”/ Berisha i përgjigjet Ramës: Rruga e Surrelit të çon te Pëllumb Gjoka dhe McGonigali!

Shkruar nga Pamfleti

“Kaosi në Kuvend, të çon te rruga poshtë

Ish kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalimit të tij, ditën e sotme nga dritarja e apartamentit ku ndodhet në “arrest shtëpie”, ju përgjigj deklaratës së bërë nga Rama, pak orë më parë, se kaosi në Kuvend të dërgon në rrugën poshtë ballkonit.

Në fjalën e tij para mbështetësve të mbledhur poshtë apartamentit të tij, Berisha u shpreh se rruga poshtë banesës së tij është rruga e shpresës, ndërsa u shpreh se “rruga e Surrelit”, duke iu referuar banesës së kryeministrit Rama, është rruga drejt Pëllumb Gjokës dhe McGonigal-it.

Më tej ai u shpreh se Rama duhet të shpallet si armiku më i egër i qenies shqiptare dhe se të rinjtë shqiptarë kanë mision të ngrihen ndaj të keqes për të shpëtuar veten dhe vendin.

“Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës, rruga e njerëzve të lirë, rruga e njerëzve guximtarë Ju falënderoj nga zemra për praninë tuaj, ju përshëndes përzemërsisht ju dhe oratorët e mrekullueshëm për fjalët e tyre.

Por më lejoni t’i dërgoj një mesazh nga rruga nën ballkon Edvin Kristaq Ramës. Edvin, kjo rruga nën ballkon është rruga e shpresës. Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve të lirë. Kjo rruga nën ballkon është rruga e njerëzve guximtarë. Në të vërtetë, kjo është rruga e lirisë.

Por rruga e Surrelit është rruga drejt Pëllumb Gjokës, drejt McGonigalit, drejt Bajrëve, drejt Gjushit tënd.

Edvin, rruga e Surrelit është rruga e turpit, rruga e vjedhjeve, rruga e krimit, rruga pa të ardhme, rroga qorr, rruga pa fund. Dëgjova me shumë kënaqësi fjalimet e të rinjve, e profesorëve, jam jashtëzakonisht i prekur dhe frymëzuar”, tha Berisha ndër të tjera!

berisha rama

Lini një Përgjigje