
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se lidhur me çështjen e Fredi Belerit, po pret një vendim të formës së prerë nga gjykata.
Ndërsa sa i takon lajmeve se ai ka propozuar emrin e Vangjel Tavos, për ta vendosur në krye të Bashkisë Himarë, Rama i hodhi poshtë, teksa theksoi se këto janë lajme të mediave greke, pasi sipas tij, informacione të tilla nuk kanë dalë as nga zyra e tij, dhe as nga qeveria.
“Në këndvështrimin tim, së pari nuk është një vendim i formës së prerë, duhet të presim të marrë formë të prerë. Nuk mund të marrim ne një vendim të formës së prerë. Gjërat që kanë qarkulluar kanë si burim median greke dhe jo median shqiptare. As qeverinë dhe as zyrën time. Nuk komentoj çfarë më vë mua në gojë apo në kurriz media greke, pa më pyetur edhe mua. Janë histori që unë i kam parë në median shqiptare të marra nga media greke. Është një pyetje për kolegët tuaj grek”, tha ai.
Lini një Përgjigje