TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2024, 15:01

Askush nuk e merr përsipër portin në Porto Romano, Rama ndryshon strategji: Do ta ndërtojmë me financim të brendshëm

Shkruar nga Pamfleti

Askush nuk e merr përsipër portin në Porto Romano, Rama ndryshon

Kryeministri Edi Rama ka ndryshuar strategji sa i takon ndërtimit të porti të ri në Porto Romano. Projekti ka mbetur i bllokuar sepse askush nuk merr përsipër dhe duket se qeveria do të kalojë tani me financim të brendshëm.

Në një konferencë për mediat pas mbylljes së mbledhjes së qeverisë në Lezhë, Rama foli dhe për prioritet e tjera gjatë këtij viti.

Në diskutimin për veprat e infrastrukturës rrugore, portuale, kemi një pamje shumë të qartë të ecurisë së punës me korridorin blu. Do hapim brenda vitit për qarkullim aksin Thumanë-Kashar, ku thuajse 17% e punimeve janë duke u realizuar. Do procedojmë para sezonit me nënshkrimin e kontratave për Kashar-Rrogozhinë, Rrogozhinë -Lekaj. Po punohet për fazën e parë të segmentit Milot-Muriqan. Nga ana tjetër kemi adresuar nevojë për financim të bypassit të madh te Elbasanit.

Kemi diskutuar financimin e katër km që duhen për të lidhur dhe 10 stacione nga Kashari në qendër të Tiranës. Jemi në proces dhe besoj se në fillim të vjeshtës do lidhim kontratën për punën për Vorë-Hani i Hotit. Kemi fituar nga fondet europiane financimin për Durrës-Rrogozhinë. Ndërkohë kemi aplikuar për të shkuar më poshtë, Rrogozhinë-Pogradec.

Kemi komunikuar dhe me Kosovën për ecurinë e projektit të hekurudhës Durrës-Prishtinë. Do kalohet nga Shkodra në Gjakovë dhe Prishtinë. Kjo është një zgjidhje shumë e dëshiruar dhe nga pala e Kosovës.

Po ashtu kemi kalendarizuar procesin për hapjen e garës për portin e Durrësit, Porto Romano, për të cilin do bëjmë një ndryshim të natyrës së financimit, është projekt strategjik dhe ka një urgjencë strategjike sepse kemi përfshirë dhe NATO. Do kalojmë me financim të brendshëm që mos varemi nga kohët e tejzgjatura dhe ngarkesat e tjera që burojnë nga financimet e huaja”, tha Rama.

Lini një Përgjigje