
Gazment Bardhi, Flamur Noka, kanë zhvilluar një takim informal, para disa ditësh, ku kanë diskutuar mënyrën sesi mund të bashkohet opozita në një koalicion të vetëm.
Ndërkohë, ditën e sotme janë takuar kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi me Flamur Nokën nga krahu i Sali Berishës me Petrit Vasilin nga Partia e Lirisë, Fatmir Mediun, Agron Duka dhe Sali Shehun nga Fryma e Re Demokratike.
Aleatët e vegjël opozitarë kërkojnë bashkimin e tre grupeve të PD-së, por krahu i Sali Berishës është kundër bashkimit me Lulzim Bashën.
“Nuk bashkohemi me ata që nuk kanë bërë opozita”, mësohet se ka thënë Flamur Noka.
Sipas tyre bashkimi i Bashës në Federatë maksimalizon votën e opozitës duke e bërë alternativë të plotë për zgjedhjet e 2025.
Negociatat vijnë në një kohë kur Sali Berisha është në arrest shtëpie dhe paralajmërimit të Gazment Bardhit që pranvera do ta gjejë opozitën e bashkuar.
Lini një Përgjigje