TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2024, 12:47

Dosja e sterilizimit, SPAK merr në pyetje në paraburgim Ilir Rrapajn dhe Klodian Rrjepajn

Shkruar nga Pamfleti
Dosja e sterilizimit, SPAK merr në pyetje në paraburgim Ilir Rrapajn
Ilir Rrapaj, Ilir Beqaj dhe Klodian Rrepaj

Oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit i kanë shkuar në paraburgim ish zv.ministri Klodian Rrepajt, për ta pyetur për dosjen e sterilizimit.

Ndërkohë, në vijim do të pyetet edhe biznesmeni Ilir Rrapaj.

Të dy ata ndodhej në paraburgim, teksa po hetohen për koncesionin e sterilizimit në mjekësi.

Për sterilizimin janë nën masën e arrestit me burg Rjepaj e Rrapaj, dy persona të tjerë janë nën masën e sigurisë “Arrest shtëpie” dhe 4 të tjerë nën masën “Detyrim paraqitje”.

Ditën e djeshme mbi këtë  çështje u pyet edhe ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj.

Beqaj ka dalë nga dyert e SPAK pas tetë orësh marrje në pyetje. Ish-ministri i Shëndetësisë në një deklaratë për gazetarët bëri të ditur se seanca të tjera të gjata do të pasojnë.

Po ashtu, ish-ministri tha se mori konfirmim nga prokurorët se sendet që iu sekuestruan më 28 tetor do t’i kthehen së shpejti.

"Sot komunikuam me prokurorët dhe më konfirmuan që do të kem ato sende që mu sekuestruan më 28 tetor, por që lidhin me vazhdimin e sterilizimit, dy dokumente udhëtimi me jashtë shtetit që sot i mora dhe e dyta pasi të përfundojnë inspektimet elektrike të pajisjeve do të më kthehen. Sot u sqarua që gazi dhe aneksi 8, kanë lidhje me sterilizimin dhe asgjë tjetër.”, tha ai.

Pyetja e personave nën hetim është veprimi i fundit që bën prokuroria dhe vendos për komunikimin e akuzave.

Biznesmeni Ilir Rrapaj u arrestua me urdhër të SPAK nën dyshimet për mashtrim në koncesionin e sterilizimit, pasi kishte njohje dhe miqësi të ngushtë me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj dhe ish-zv/ ministrin Klodian Rjepaj.

Dosja e “Sterilizimit”

Referuar dosjes vërtetohet lidhja e ish ministrit Ilir Beqaj me biznesmenin Ilir Rrapaj, që fitoi koncesionin për sterilizimin e seteve kirurgjikale.

Sipas SPAK ish-zëvendësministri Klodian Rrepaj dhe biznesmeni kanë përfunduar studimet bashkë me Fakultetin e Mjekësisë në 1991-1994.

Po ashtu edhe drejtori i kompanisë koncesionare Sani Service, ka qenë shoku i tyre i klasës. Njohja mes tyre është konfirmuar edhe nga të afërm të tjerë.

Nga të dhënat në sistemin TIMS rezulton se Ilir Rrapaj, Ilir Beqja dhe Klodian Rjepaj hynë në Shqipëri më datë 15.06.2014. Kjo periudhë përkon me kohën përgatitore të koncesionarit.

SPAK bën me dije se ata kanë udhëtuar edhe në kohë të tjera së bashku. Konkretisht në Rjepaj, Rrapaj dhe Ombro Staccini kanë dalje nga Shqipëria nga Rinasi më datë 13 Prill 2016.

klodian rrepaj ilir rrapaj spak

Lini një Përgjigje