TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2024, 22:09

Pse nuk po flet Basha për izolimin e Sali Berishës?

Shkruar nga Pamfleti

Pse nuk po flet Basha për izolimin e Sali Berishës?

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se Lulzim Basha po pret një masë tjetër nga SPAK për Sali Berishën, në mënyrë që të “thyejë” heshtjen.

Basha ju shmang gazetarëve pak ditë më parë, teksa premtoi konferencë shtypi, konferencë e cila nuk dihet nëse do të ndodhë.

Unë e kam të qartë pse nuk flet Basha. Është një arsye që Basha, më mirë i vëzhgon këto ngjarje sesa merr pjesë. Për arsye të shkathtësisë së mendimit nuk mund ta elaborosh aq shpejt një gjë që ndodhë.

E dyta, problem tjetër është që ju e dini që Basha qëndron aty për arsye të një qëndrimi pro amerikan në kohët më të vështira të politikës së SHBA. Ai qëndron aty për PD-në.

Ashtu siç po i vijnë rrotull, me qëndrime më të forta, siç është Alibeaj, Bejko, etj. Kështu që ai po pret një sinjal se si do të reagojë, e dyta po pret një tjetër masë të SPAK ndaj Berishës”, tha Çupi në emisionin “Real Story”.

Më tej ai u ndal dhe te mesazhet e bashkimit. Sipas Çupit, mesazhet e Gazment Bardhit dhe Luçiano Boçit, drejtuar Lulzim Bashës, konfirmojnë vdekjen politike të Sali Berishës.

Besoj se mesazhi i Bardhit ishte një fjalë, ose një korrier i Berishës. Ai vjen tek PD që është një, e Lulzim Bashës, vjen me një hap pak më përpara se ky që rri te Berisha gjithë kohës, Luçiano. Bëri një hap përpara tij, pas Bardhit, edhe ai ishte në të njëjtën linjë. Ai fillimisht nisi ftesë, por në rrethanat ku jemi, kthehet në një provokim. Demokratët shikojnë se fundi i Berishës erdhi. Konfirmojnë vdekjen politike të Berishës. Unë besoj se e gjithë pjesa provokuese ndaj presidentit dhe Lulzim Bashës është e stilit të Berishës. Berisha e di ku është, që nuk kthehet më mbrapa, tenton ta marrë Partinë Dermokratike me vete, ai do patjetër të krijojë konflikt brenda Partisë Demokratike. Konfilkti ka nisur. Duke lënë konflikt brenda Partisë Demokratike, do thotë aty e gjeta, aty e lashë”, shtoi ai.

Lini një Përgjigje