TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2024, 18:55

Ndryshimet në qeveri, Kreshnik Spahiu: PS s’ka lidhje me të majtën, një azil pleqsh nuk kanë ndërtuar në 3 mandate qeverisje

Shkruar nga Pamfleti

Ndryshimet në qeveri, Kreshnik Spahiu: PS s’ka lidhje me të

Juristi Kreshnik Spahiu, teksa ka komentuar ndryshimet e fundit të Ramës në strukturën qeverisëse, tha se qeveria e majtë që qeveris vendin prej 3 mandatesh, nuk ka arritur të realizojë asnjë program social për të majtët që e kanë votuar.

Spahiu u shpreh se socialistët shqiptarë nuk kanë asnjë lidhje me socialistët evropianë në realizimin e programeve dhe platformave.

Sipas tij, është absurde që një qeveri e majtë në 2024 të mos ketë ndërtuar një azil pleqsh apo një jetimore.

Si ka mundësi që në 2024 një qeverisje e majtë nuk ka ndërtuar një azil pleqsh, një jetimore në Shqipëri? Si ka mundësi të jesh një parti e majtë dhe nuk organizon asnjë paketë sociale për shtresat në nevojë? Të majtët janë votuar nga të majtët në Shqipëri, që kanë pritur një program të majtë dhe e majta shqiptare është e trashëguar nga të vetmet parti evropiane të majta që nuk u shpërbë me ardhjen e pluralizmit”, tha Spahiu.

Lini një Përgjigje