TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2024, 16:46

Ilir Beqaj prej afro 8 orësh në SPAK, gazetari tregon detaje: Është njohur me akuzë të re

Shkruar nga Pamfleti

Ilir Beqaj prej afro 8 orësh në SPAK, gazetari tregon detaje:

Ish-ministri Ilir Beqaj prej 8 orësh ndodhet në SPAK ku po merret në pyetje për dosjen e re që u hap kundër tij. Prokurorët zbuluan abuzime të shumta me fondet e BE, teksa vërtetuan se si Beqaj përdorte miqtë e tij për të përlarë fonde.

Që prej rreth orës 09.30 ai ka shkuar në ambientet e SPAK dhe vijon të qëndroj aty, ku po merret në pyetje.

Lidhur me këtë zhvillim ka folur gazetari Sokol Bregu. Në një intervistë ai u shpreh se sot Beqaj mund të marrë njohjen e një akuze të re.

Fakti që ai ka shkuar me avokatë do të thotë që do të marri njohjen e një akuze të re. Herët e kaluara ai ka shkuar i pa shoqëruar nga avokatët.

Kam përshtypjen se sot do ti njoftohet një akuzë dhe do të njihet edhe me provat e reja ku SPAK e akuzon atë për disa afera korruptive. Kam përshtypjen se sot ai ka kërkuar edhe ndihmën e avokatëve”, tha gazetari. 

 

Lini një Përgjigje