TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2024, 09:45

Nën hetim për fshehje pasurie, Ilir Beqaj shkon për herë të tretë në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Nën hetim për fshehje pasurie, Ilir Beqaj shkon për herë
Ilir Beqaj

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është thirrur sot në SPAK.

I shoqëruar nga avokati i tij, Ermal Yzeiraj, Beqaj prej disa minutash ndodhet në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Beqaj do të pyetet për koncensionin e sterilizimit. Kjo është hera e tretë që ish-ministri merret në pyetje për çështjen e sterilizimit.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme është duke hetuar për veprat penale të korrupsionit e fshehjes së pasurisë, ndërsa urdhëroi kontrollin në shtëpinë e Ilir Beqajt, njerëzve të tij të besuar si dhe zyrat e disa bizneseve e kompanisë farmaceutike.

Ky është një hetim i ri për ish-ministrin e Shëndetësisë, i cili ndodhet në një masë sigurie siç është detyrimi për paraqitje dhe ndalimi për të dalë jashtë vendit, për aferën e koncesionit të sterilizimit, ndërsa po hetohet edhe në lidhje me koncesionin e check up.

 

ilir beqaj

Lini një Përgjigje