TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Janar 2024, 07:51

Sokol Bregu: Duhet të ketë më shumë hetime për vetëvrasjet, shoqëria shqiptare bën si e shokuar kot

Shkruar nga Pamfleti

Sokol Bregu: Duhet të ketë më shumë hetime për

Gazetari Sokol Bregu ka folur në lidhje me vetëvrasjen tronditëse të Bedrie Lokës, e cila u bullizua në internet dhe u keqtrajtua nga bashkëshorti i saj, Xhemal Loka i cili është arrestuar.

Sipas Bregut Shqipëria ka një nivel të ulët se BE për vetëvrasje, por përsëri është i lartë.

Bregu ka shpjeguar se shkaktimi i vetëvrasjes mund të ketë një procedim penal nga prokurorët ose dhe , bazuar në rrethanat që ka ndodhur vetëvrasja.

“Shqipëria ka një nivel të ulët se BE për vetëvrasje po përsëri është i lartë. 200 veta vetëvriten në Shqipëri në vit. Burra e gra janë pothuajse aty aty, pra 100 gra vriten çdo vit në Shqipëri.

Shkaktimi i vetëvrasjes, dhe në raporte mund të kemi një procedim penal ose 0 nga prokurorët. Jam i bindur që nga ato 100 gra që mund të vrasin veten jo të gjitha kanë një shëndet mendor të rënduar. Jo në çdo rast bëhen hetime.

Do doja në rastin konkret, që njeriu që e ka publikuar në TIkTok të jetë pjesë e hetimeve. Nënë e katër fëmijëve. Në Itali ka pasur probleme të tilla, u kërkua të bllokohej TikToku për 45 ditë deri sa të zbulohet.

Shoqëria shqiptare bën si e shokuar, unë nuk shokohem. Shoqëria bën sikur është e shokuar, e agravuar sikur nuk kanë ndodhur më parë, dhe në fund thonë si ndodhi? Mund të futesh në TikTok dhe i sheh të gjitha diskriminimet e mundshme.

Sa adoleshent konfliktohen për një sherr në TikTok? Kemi rastin e 15-vjeçarit në Gramsh, që nuk u mediatizua aq shumë, dhe tani bëjmë sikur është rast i ri ky”, tha Bregu në “Top Channel”.

sokol bregu vetëvrasje

Lini një Përgjigje