TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Janar 2024, 14:45

Gonxhe u emërua ministër, analisti tregon prapaskenat: Ministria e Kulturës u shkri me Ekonominë për biznes

Shkruar nga Pamfleti
Gonxhe u emërua ministër, analisti tregon prapaskenat: Ministria e
Blendi Gonxhja dhe Edi Rama

Analisti Agim Baçi është shprehur se shkrirja e Ministrisë së Kulturës nga kryeministri Edi Rama dhe bashkimi i saj me atë të Ekonomisë, do të thotë se ai po e kthen atë në biznes.

Ai tha se me këtë veprim Rama tregon se nuk është i shqetësuar për interesin kombëtar.

Sipas tij Rama mendon se çdo gjë tani mund të kaloj në treg dhe nuk do të mund askush t’i kërkojë llogari.

“Kjo është fiks kultura e Ramës, ka vendosur kulturën fiks sipas tij. Po ta mendonim që do e bënte një ish-ministër kulture disa vite më vonë, do habiteshim. Duke qenë se Rama ka vendosur një kulturë të vetën, tani duket se nuk është i shqetësuar për identitetin kombëtar. Sepse kultura ka si qëllim mbrojtjen e identitetit kombëtar, jo të kalojë në biznes.

Duke bashkuar ekonominë me kulturën, ai mendon se çdo gjë që ka të bëjë me kulturën, mund të kalojë në biznes. Ai tani nuk ka më asnjë përgjegjësi që ta ruajë kulturën, të ruajë identitetin, etj.

Tani duket se Rama mendon se çdo gjë mund të kalojë në treg. Në çdo vend të rrisësh turizmin kulturor këtë e kuptoj. Është e domosdoshme që kultura të mbetet kultura dhe t’i trashëgohet brezave të ardhshëm. Maxhoranca nuk do ta refuzojë këtë që thotë Rama, sepse nuk ka treguar në këto 10 vite ndonjë refuzim.”, tha Baçi.

Dje Blendi Gonxhe është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ky do të jetë një dikaster i ri i krijuar në qeveri, që do të sjellë shkrirjen e dy ministrive, atë të Ekonomisë dhe atë të Kulturës.

 

edi rama blendi gonxhe

Lini një Përgjigje