
Kryeministri Edi Rama po zhvillon një mbledhje informale në Lezhë e cila ka nisur që prej ditës së djeshme në orën 10:00. Rama ka mbledhur bashkë me ministrat, drejtorë, deputetë e përfaqësues të Partisë Socialiste për t’u shpalosur objektivat e 2024.
Përgjatë ditës së sotme do të vijojë mbledhja e qeverisë, e cila nisi që dje në Shëngjin. Mësohet se i gjithë fokusi sot do të përqendrohet mbi objektivat dhe sfidat e vitit 2024, ndërkohë që nuk dihet nëse do të ketë ndryshime të reja në qeveri.
Kujtojmë se dy ditë më parë kryeministri Edi Rama vendosi që të shkrijë tre ministri në një të vetme, përkatësisht atë Financave, Ekonomisë dhe Kulturës, duke krijuar ministrinë e re të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, me në krye Blendi Gonxhen.
Diskutimi në pjesën për angazhimin e grupit parlamentar të PS në Kuvend është fokusuar ne këto pika:
-Seancat plenare të zhvilluara;
-Sa interpelanca;
-Sa mocione me debat;
-Sa projektligje janë depozituar në Kuvend, nga të cilat sa prej qeverisëse sa prej deputetëve;
-Prezenca e deputetëve në seanca plenare, mbledhje grupi e komisione;
-Takimet e ministrave me deputetët;
-Sa diskutime ka pasur nëpër komisione për Buxhetin dhe Paketën Fiskale;
-Kërkesat për masa disiplinore ndaj deputeteve, sa janë kërkuar e sa janë miratuar;
-Performanca e deputeteve ne debate publike, diskutime ne seanca e komisione dhe prezenca ne zonat elektorale;
-Vijimësia e jetës parlamentare pas incidenteve dhe bllokimit te opozitës;
-Ligjet ne Kuvend qe duan shumice te cilësuar, si amnistia e te dënuarve.
Lini një Përgjigje