TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Janar 2024, 11:39

Mandati i Ahmetajt, Kuvendi kërkesë KQZ për zëvendësimin e tij

Shkruar nga Pamfleti

Mandati i Ahmetajt, Kuvendi kërkesë KQZ për

Kuvendi i Shqipërisë i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën për zëvendësimin e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj.

Në këtë shkresë drejtuar KQZ, sqarohet se mandati ka përfunduar para afatit, për shkak se në 6 muajt e fundit, Ahmetaj nuk ka qenë prezent.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatit aktet për njoftimin e Dallëndyshe Bicit, për të marrë mandatit e Arben Ahmetaj.

Sipas parashikimeve ligjore, Bici do të duhet të plotësojë formularin e dekriminalizimit për të gëzuar këtë të drejtë.

Bici aktualisht është në krye të Kadastrës dhe nëse ajo heq dorë nga mandati i deputetes, atëherë mandati i kalon kandidatit Plarent Ndreca.

 

Mandati i Ahmetajt, Kuvendi kërkesë KQZ për

arben ahmetaj

Lini një Përgjigje