TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Maj 2023, 08:00

Po hetohet nga SPAK, Fredi Beleri del sot para gjykatës; kandidati i dyshes Meta-Berisha rrezikon 5 vite burg

Shkruar nga Pamfleti
Po hetohet nga SPAK, Fredi Beleri del sot para gjykatës; kandidati i dyshes
Fredi Beleri

Ditën e sotme Fredi Beleri, kandidati i koalicionit “Bashkë fitojmë” për bashkinë Himarë, i cili dhe fitoi zgjedhjet do të dalë para Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK)

Seanca është parashikuar të mbahet në orën 13:00 dhe gjyqtare është caktuar Atalanta Zeqiri.

Fredi Beleri u arrestua  më 12 maj 2023, dy ditë para zgjedhjeve lokale, në ambientet e jashtme të lokalit të tij, nën akuzën për “korrupsion aktiv në zgjedhje”.

Nëse shpallet flajtor, Fredi Beleri rrezikon nga 1 deri në 5 vite burg sipas ligjit shqiptar.

Ai u la në burg nga Gjykata e Vlorës, e cila më pas ia kaloi çështjen SPAK-ut.

Arrestimi i Belerit ka sjellë shumë reagime, me palën greke, e cila shpesh herë ka bërë thirrje për lirimin e tij.

Vetë kryeminsitri grek Kyriakos Mitsotakis ka deklaruar se Greqia do të ngrejë pengesa për perspektivat e saj të pranimit të Shqipërisë në BE dhe të bllokojë aksesin në mjetet e financimit evropian.

Ndaj reagimit nga ana e Greqisë, ministrja e Jashtme e Shqipërisë e ka patur një replikë, Olta Xhaçka e cila në një postim të bërë në Twitter, shkruan se Greqia nuk duhet të vërë në diskutim vendimin e gjykatës në Shqipëri kur provat janë të qarta.

Më tej Xhaçka u shpreh se organet e diplomacisë greke duhet të jenë më të përmbajtura në deklarata.

Si u zbulua Beleri duke blerë vota?

Padia ndaj Belerit është bërë në datë 8 Maj nga një person me iniciale A.R. i cili ka thënë policisë se Beleri dhe persona të tjerë të shtabit të tij elektoral i kanë ofruar para në këmbim të votës.

Pas denoncimit, ai ka rënë dakord që të takojë sërish Belerin dhe të regjistrojë bisedën për të faktuar akuzat e ngritura ndaj tij.

Sipas dosjes së prokurorisë, Beleri premtonte pagesa nga 50 deri në 200 euro në këmbim të votës, si dhe premtim për skemën e përfitimit të shtetësisë greke dhe pensionit në shtetin grek.

Dy ditë më pas, në datën 10 Maj ai është takuar sërish me Belerin gjatë paradites në një lokal në zonën e Potamit. Aty ata kanë rënë dakord që shtetasi A.R. do të hartonte një listë zgjedhësish që do të votonin pro Belerit dhe pastaj do ia dorëzonte atij.

Më pas gjatë pasdites, ai i ka thënë Belerit se ka siguruar një listë prej 13 personash.Beleri i ka premtuar një pagesë 50 euro për çdo votues dhe 300 euro për të, kur të bindej se personat që kishin emrin në listë kanë votuar për të.

Shtetasi A.R. është takuar me një person me emrin Pandeli Kokaveshi për t’i dorëzuar listën e votuesve për Belerin. Ky i fundit i ka dhënë 40 mijë lekë të reja si pagesë për 8 vota, duke thënë se emrat e tjerë në listë i kishte siguruar ai.

“Shtetasi A.S. e ka pyetur nëse i ka dhënë gjë për të Fredi dhe ai i ka thënë që do të flisnin prapë”, thuhet në dosjen e prokurorisë.

 

fredi beleri spak

Lini një Përgjigje