TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Maj 2023, 14:55

Revoltohet Erion Braçe: A jeni në terezi?! Ulni çmimet se boll i rropët njerëzit

Shkruar nga Pamfleti
Revoltohet Erion Braçe: A jeni në terezi?! Ulni çmimet se
Erion Braçe

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale i ka bërë thirrje tregëtarëve që të ulen çmimet e misrit, grurit dhe frutave.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shkruan se një vit më parë çmimet u rritën për shkak të luftës, ndërsa tashmë tregjet janë ekuilibruar dhe kërkon që çmimet të ulen.

Reagimi i Braçes:

UUUULNIIIIIII ÇMIIIIIIMEEEEEET!

BOOOOOOOLL RROOOPËT NJERËZIT!

Kur një vit më parë rritet rrufeshëm çmimet e produkteve të fabrikuara e të importuara, thatë LUFTA, NAFTA, EURO, DOLLARI etj etj!

Një vit më pas;

Tregjet janë ekuilibruar nga efekti i menjehershëm i luftës, boshllëku në treg krijuar prej saj, çmimi i naftës ka rënë në nivelin e para luftës, euro ka rënë gjithashtu, dollari edhe më shumë;

PRA, ÇDO ELEMENT QË NDIKONTE NË ÇMIME KA PËSUAR RËNIE TË FORTË!

TREGTARË, PO JU PSE NUK I ULNI ÇMIMET E PRODUKTEVE TË FABRIKUARA? Pseeeee?

Po ju tregtarët e miellit e pastaj të bukës çfarë po bëni?

ÇMIMI I GRURIT KA RËNË, ÇMIMI I MISRIT KA RËNË, ÇMIMI I THEKRËS KA RËNË; po çmimi i bukës pse rri ai që ishte kur ju e ngritët? Kulmi!

PO JU TREGTARËT E PERIMEVE E FRUTAVE ÇFARE PO BËNI? Në tregun e Lushnjes po i rripni bujqit prodhues të domates me çmimin banal 30 lekë; PO KY ÇMIMI NE TIRANË 150 LEKË ÇFARE ËSHTË? Pese here me shume!!!!

A jeni në terezi?!

Sado të rrisim rrogat e pensionet ne, këto çmime grabisin çdo rritje! ËSHTË GRABITJE E PASTËR MBI NJERËZ NË NEVOJË MË SË SHUMTI!

JEPINI FUND!

Çmimet erion braçe tregëtarët

Lini një Përgjigje