TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 14:46

“Pistoletë kundër deputetëve”, reagon Meta: Denoncoj kërcënimin me armë ndaj opozitës nga narkopolicia!

Shkruar nga Pamfleti

“Pistoletë kundër deputetëve”, reagon Meta: Denoncoj

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me protestën e sotme të opozitës te Parlamenti.

Deputetët e opozitës pretendojnë se një prej efektivëve të policisë kërcënoi me armë Baçin dhe Nallbatin. Meta shkruan se dënon me ashpërsi më të madhe këtë veprim të policisë.

Më tej, Meta shkruan se e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe kërcënimin me armë zjarri dhe kanosjen me jetë të deputetëve të opozitës, në ambientet e Kuvendit, nga Narkopolicia.

Ky akt shumë i rëndë kriminal dhe antiligjor është dëshmi tronditëse e inkriminimit të strukturave të Policisë së Shtetit, që në emër të mafias në pushtet dhe për llogari të saj, guxojnë të kanosin me jetë përfaqësuesit e zgjedhur të popullit.

Kjo ngjarje e paprecedent është prova e radhës e fytyrës kriminale të Narkoshtetit, që jo vetëm burgos dhe përndjek politikisht opozitën, por edhe e kërcënon me jetë.

Përballë kësaj junte që i drejton armën deputetëve të opozitës e vetmja alternativë mbetet përballja dhëmb për dhëmb deri në përmbysje”, shkruan Meta

meta kercenim arme opozita

Lini një Përgjigje