
Pak pas përfundimit të protestës dhe tensioneve para Parlamentit nga opozita, ka ardhur edhe reagimi zyrtar nga Partia Demokratike.
PD bën me dije se do kallëzojë në SPAK kryeparlamentaren Elisa Spiropali, ministrin Ilir Hoxha dhe kryepolicin Ilir Proda.
Selia blu deklaron se:
“Grupi Parlamentar i PD do bëjë kallëzim penal në SPAK për Kryetaren e Kuvendit, Ministrin e Brendshëm, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Drejtorin e Policisë së Tiranës, disa punonjës të paidentifikuar policie: U futën persona ta armatosur në Kuvend, kanosën me armë deputetët”.-thuhet në reagimin e selisë blu.
PD pretendon se deputetët u kanosën me armë, ndaj për këtë qëllim do bëjë kallëzim në SPAK për Elisa Spiropalin, Ilir Prodën, Ervin Hoxhën, e Tonin Vocajn dhe të tjerët.
Lini një Përgjigje