TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Tetor 2024, 12:27

Përplasja me efektivë, Bardhi publikon pamjet: FNSH i ka drejtuar armën dy deputetëve Nallbati dhe Baçit

Shkruar nga Pamfleti

Përplasja me efektivë, Bardhi publikon pamjet: FNSH i ka drejtuar

Gazment Bardhi ka hedhur akuza në drejtim të FNSH.

Bardhi tha se FNSH i ka drejtuar armën dy deputetëve Bledion Nallbatit dhe Luan Baçit, teksa ka treguar edhe pamjet. Gjatë përplasjes para Kuvendit, Bardhi ka theksuar se nuk ka ndodhur asnjëherë që forcat e policisë të dhunojnë deputetët brenda Kuvendit.  

"I drejton armën dy deputetëve të Shqipërisë, Bledion Nallbatit dhe Luan Baçit. Kërcënojnë me armë deputetët e opozitës brenda ambienteve të tyre të punës. Një pjesë e kolegëve e kanë pamjen të filmuar, do i transmetohet secilës prej mediave që nuk e disponon. Për herë të parë janë lejuar me urdhrin e kujt nuk e di", tha Bardhi. 

Lini një Përgjigje