TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2025, 16:50

Përplasjet për votën e diasporës në Kuvend, Manja kundër propozimit të opozitës: Nuk mund të votohet pa dokument shqiptar!

Shkruar nga Pamfleti

Përplasjet për votën e diasporës në Kuvend, Manja

Gjatë seancës së sotme plenare, deputetët e opozitës kanë shtruar sërish për diskutim kërkesën e tyre që emigrantët të votojnë pa mjete identifikimi të Republikës së Shqipërisë.

Pjesë e debatit u bë edhe Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, i cili në fjalën e tij në parlament foli për votën e diasporës.

Manja theksoi se opozita nuk e ka dashur kurrë votën e diasporës. Ministri shtoi se të kesh dokumente shqiptare është respekt për shtetin.

Ju nuk e keni dashur kurrë votën e diasporës. Lërini sofizmat juridike. Po, kemi rënë dakord që kush diasponon një dokument shqiptar të skaduar mund të votojë. Të kesh dokumente shqiptare është respekt për shtetit tënd”, tha Manja.

Lini një Përgjigje