TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2025, 15:36

Deputetët në “Sky Ecc”? Sula thirrje për të futur në “sitë” kolegët: Qytetarët duhet ta dinë kush ka lidhje me bandat!

Shkruar nga Pamfleti

Deputetët në “Sky Ecc”? Sula thirrje për të

Deputeti i PD Dashnor Sula, gjatë fjalës së tij në Kuvend kërkoi që të miratohet projekt-ligji, që çdo deputet të deklarojë nëse ka përdorur Sky Ecc dhe Enro Chat.

Sula theksoi ngriti dyshime se ky projekt-ligj nuk po miratohet sepse deputetët e mazhorancës kanë frikë nga ajo çfarë mund të dalë.

Deputetët të deklarohen se kush ka përdorur Sky dhe Encro Chat. Të miratohet projekt-vendim për këtë çështje. Ka tre muaj dhe nuk merrni masa për këtë projekt-ligj. Gjykata Kushtetuese përdoret nga ju si letër higjenike.

Pse keni frikë që të ketë projekt-ligj, që të dihet se kush ka përdorur Sky. Përpara se të dalin listat e kandidatëve për deputetë, duhet ditur se kush ka folur me bandat”, tha Sula.

Lini një Përgjigje