TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2025, 13:14

“Grek në kombësi dhe shqiptar në shtetësi”, Rama: Janullatus refuzoi mijëra ftesa për armiqësi

Shkruar nga Pamfleti

“Grek në kombësi dhe shqiptar në shtetësi”,

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së Kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili ka vlerësuar figurën e tij.

Kreu i qeverisë tha se Janullatos ishte me kombësi greke, por me shtetësi shqiptare. Ai u shpreh se Kryepeshkopi refuzoi me urtësi të rrallë qindra, mijëra ftesa që i erdhën nga të katër anët për armiqësi.

“Çfarë njeriu, çfarë bariu, çfarë pajtuesi dhe paqebërësi, çfarë greku në kombësi dhe çfarë shqiptari në shtetësi. Dinjitetin e martirizuar të kësaj kishe dhe kreut të saj larë më djersën dhe gjakun e Kristofor Kisit  dhe Damian Kokoneshit, Irena Banushit e sa e sa të tjerëve, Kryepeshkopi Anastas e rivendosi të plotë në altarin e rilindur, duke i dhënë mundësi kishës autoqefale të Shqipërisë, klerit dhe besnikëve të saj që sot ta marrin stafetën dhe ta çojnë përpara në liri të plotë, pavarësi të plotë dhe siguri të garantuar. 

Mjafton ta dëshirosh dhe ke plot çfarë të mëshosh nga trashëgimia e këtij njeriu që refuzoi me urtësi të rrallë qindra mbase mijëra ftesa për armiqësi, duel, për polemikë që i erdhën nga të katër anët deri në ditën e fundit të jetës. Ai që duke mos qenë as vendas, mund të ishte edhe më i legjitimuar të vinte kujën për diskriminimin dhe keqtrajtimin, por parapëlqeu të ndiqte udhërrëfyesin e apostullit Pal. Kryepeshkopi i 9 gjuhëve që me mua kishte qejf të argëtohej duke këmbyer ndonjë fjalë mbi xhevahiret e biblës por edhe të letrave laike, në ato pak momente që mbeteshin pasi më qante hallet e kishës, me siguri nuk do mbante mëri. Jam i bindur do vinte ne gaz në buzën e tij, që për hir të së vërtetës i thoshte të tjera bashkë me ato që nuk thoshte”, tha Rama.

 

Lini një Përgjigje