
Po mbahet ceremonia e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas, i cili do të përcillet sot për në banesën e fundit.
Një numër i lartë politikanësh, personalitetesh fetare dhe besimtarë po kryejnë nderimet e fundit për Kryepeshkopin.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis mbërriti në katedralen Ngjallja e Krishtit’ për të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës së krypeshkopit Anastas.
Pas homazhe para arkivolit të kryepeshkopit shtrëngoi dorën me kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e PD-së, Sali Berisha.
Gjithashtu kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së, Sali Berisha janë ulur shumë pranë njëri-tjetrit, ndërsa në mes të tyre ndodhet kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis.
Dy liderët kryesore, Edi Rama dhe Sali Berisha edhe pse janë shumë pranë njëri – tjetrit kanë shmangur takimin me njëri-tjetrin.


Lini një Përgjigje