Ditën e sotme po mbahet lamtumira e fundit kryepeshkopit Anstas Janullatos. Ceremonia mortore ka nisur në orën 11:00, pas mbarimit të Liturgjisë Hyjnore. Ceremonia mortore për Kryepeshkopin drejtohet nga Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu, i pari mes të barabartëve në Kishën Ortodokse.
Kreu i opozitës, Sali Berisha ka mbërritur në ceremoninë mortore si dhe kryeministri Edi Rama i shoqëruar me bashkëshorten. Berisha dhe Rama janë ulur krah njëri-tjetrit sipas protokollit.

Në ceremoni janë prezentë shumë lidera të kishave ortodokse, bashkë me ta edhe krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, si edhe të Greqisë.
I pranishëm është edhe kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, që është ulur mes Ramës dhe Berishës.
Në orën 11:00 i pari që flet do jetë Bartolomeu, do mbajë fjalimin dhe do drejtojë meshën dhe do kenë fjalën si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë, Mitsotakis.

Mungojnë partiarku i Serbisë dhe Rusisë, ndërkohë që në homazhe ndodhet i pranishëm ambasadori rus në Shqipëri.

Në orën 11:00 i pari që flet do jetë Bartolomeu, do mbajë fjalimin dhe do drejtojë meshën dhe do kenë fjalën si kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe ai i Greqisë, Mitsotakis.

Të pranishëm janë dhe Patriarku Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.
Kryepeshkopi Anastas u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare më 25 janar 2025 në spitalin ‘Ungjëllizimi’ në Athinë. Krypeshkopi fronëzua në krye të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare më 2 gusht 1992, plot 33 vite më parë në moshën 63-vjeçare. Fortlumturia e tij arriti të ringrinte nga gërmadhat Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Katedralja Ngjallja e Krishtit, e vendosur në qendër të Tiranës është kisha e tretë më e madhe ortodokse në Europë, është një ndër dhuratat e Hirësisë së tij për popullin shqiptar.
Lini një Përgjigje