TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2025, 10:16

Bllokimi i fondeve për SPAK dhe institucionet e tjera, reagon sërish ambasada e SHBA: Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie!

Shkruar nga Pamfleti

Bllokimi i fondeve për SPAK dhe institucionet e tjera, reagon sërish

Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëjnë një hap pas në lidhje me ndihmën humanitare globale. Teksa presidenti Donald Trump firmosi dekretin për ndalimin e financimeve amerikane në mbarë botën për 90 ditë dhe rishikimin e tyre, ky vendim ka shkaktuar debate të forta brenda dhe jashtë SHBA.

Edhe Ambasada Amerikane në Tiranë njoftoi dje (29 Janar) ndërprerjen e financimeve për institucionet dhe organizatat në Shqipëri, përfshirë edhe ato të drejtësisë, si SPAK. Mirëpo duket se situata ka ndryshuar 24 orë më pas.

Ambasada e SHBA-ve lëshoi sot një tjetër njoftim të shkurtër, referuar edhe vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Marco Rubio, që “lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”.

Sipas ambasadës, SHBA-të kontribuojnë afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale, por shton se “amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie”.

“Shtetet e Bashkuara kontribuojnë me afërsisht 40% të ndihmës humanitare globale. 

Amerikanët meritojnë transparencë dhe llogaridhënie. Teksa ndalojmë dhe shqyrtojmë ndihmën e huaj të ShBA, Sekretari Rubio lëshoi një përjashtim për programet e ndihmës humanitare që shpëtojnë jetë”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

 

Lini një Përgjigje