TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Janar 2025, 22:42

Ndërprerja e fondeve nga SHBA gëzon opozitën: Desorosifikimi i Shqipërisë ka nisur

Shkruar nga Pamfleti

Ndërprerja e fondeve nga SHBA gëzon opozitën: Desorosifikimi

Ndërprerja e fondeve nga SHBA  ka gëzuar jashtë mase opozitën. Edhe pse nuk dihet se cilat fonde janë ndërprerë dhe nëse është e përkohshme apo përgjithmonë, në opozitë ka nisur festa.

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi me anë të një postimi në rrjetet sociale thekson se ky vendim i jep fund keqpërdorimit të parave të taksapaguesve amerikanë në projekte që sipas tij janë të dëmshme për pluralizmin politik dhe shoqërinë shqiptare.

Punë e mirë zoti President Donald Trump. Paratë e taksapaguesve amerikanë: Nuk do të keqpërdoren më kundër pluralizimit politik! Nuk do të financojnë më SPAK për të goditur opozitën dhe mbrojtur pandëshkueshmërinë! Nuk do të vidhen më nga institucionet e korruptuara dhe të inkriminuara! Nuk do të financojnë më projektet sorosiste antifamilje! DeSorosifikimi i Shqipërisë ka nisur!', shkruan ai.

Lini një Përgjigje