
I ftuari i dytë i mbrëmjes së sotme në podkastin “Të Pashoq”, në kanalin e Pamfletit në YouTube, ishte kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori. Ai u ndal te debati që pati me Blendi Fevziun. Po ashtu ka folur mbi përplasjen me Adriatik Lapajn, kreun e Shqipëria Bëhet, gjatë protestës që organizuar pak javë më parë. Qori ka mohuar që të ketë pasur dhunë, por tha se ky incident ka ndarë njëherë e mirë ujërat me Lapajn.
-Ju keni rritje në sondazhe, pse po ndodh kjo. A ndikoi ai protagonizmi në një emision?
Në ata studio kam shkuar njësoj si në këtë studio me shumë faqe program.
-Nuk e kishe plan për të thënë atë që the?
Patjetër që do komentoja për oligarkinë, një nga themelet e Lëvizjes Bashkë. Do thoja që Lëvizja Bashkë është shumë pak e pranishme. Ajo që nuk më shkoi mendja ishte që Fevziu do rrinte 1 orë dhe nuk shkulej nga kjo pikë, se do sqaronte se kush kishte të drejtë. Nuk e dija si do reagonin njerëzit. Kam pasur merakun se do bëhej ndonjë skandal se e shihja shumë të nervozuar moderatorin. Për një rastësi të çuditshme më mbaroi oferta dhe nuk kisha internet. Nuk kisha asnjë mesazh përveç timemëje. Kur vajta në shtëpi pashë mijëra komente. Shumica e njerëzve më kishin dhënë të drejtë. Nuk ishte synimi im dhe pritshmëria ime. Ajo që na rriti është se jemi marrë me pensionistët.
-Përplasja me Adriatik Lapaj, çfarë shije ju ka lënë?
Një njeri neutral që sheh një pamje ku dy vetë diskutojnë për mikrofonin nuk është e kënbdshme. Por kjo ngjarje ndau ujërat përgjithmonë. Askush nuk ka ushtruar dhunë, as mbi ne as nga ne. Nga Adriatik Lapaj kam qenë 20 metra larg. Ishte një plan i parapërgatitur. Endri Shabani që nuk ishte fare atje, doli 5 minuta pas incidentit, në një media dhe tha që Arlind Qori ka rrahur Adriatik Lapaj. Palët duhej të merreshin vesh duke qenë se ishte një kauz dhe ishte në të njëjtën orë.
-Pse ekipi i Lapajt nuk ju kontaktoi?
Jo jo, që të ketë bashkërendim duhet të kemi komunikime. Ata e thirrën 3 orë më pas protestën, madje e lanë në të njëjtin vend. Zotërinjtë na gjetën në atë shesh. Konflikti ishte midis dy parimeve: do të flitej me rradhë. Unë si organizator do të flisja i 4.
Z. Lapaj i është thënë shëno emrin me listë dhe ai ka thënë nuk ka listë për mua. Po çfarë është ky që nuk paska listë? Apo për këta VIP-at nuk ka listë? Erdhi si gangster, tentoi të merrte mikrofonin ashtu sikundër nuk ka ndodhur në 34 vite.
Pse erdhi Lapaj në protestë, këtë duhet të sqarojë ai? Ajo që do të ishte e udhës është: ata mund të kërkonin a doni të jemi bashkëorganizatorë? Ata duhej të respektonin rregullat e protestës, duhej të na respektonin neve që na gjetën aty.
Kur dy njerëz që duan të njëjtën gjë ose duhet të presin rradhën ose duhet që të rrihen me grushta. Unë jam për të të pritur rradhën.
Lini një Përgjigje