TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2025, 15:18

Seanca plenare nis me debate, Zhupa akuza mazhorancës: Po fusni në kalendar ligje për qëllime elektorale

Shkruar nga Pamfleti

Seanca plenare nis me debate, Zhupa akuza mazhorancës: Po fusni në

Seanca e sotme parlamentare ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetja Ina Zhupa mori fjalën për opozitën në nisje të seancës për diskutimet e mbajtura në lidhje me mosdakordësinë e PD në Konferencën e Kryetarëve.

Shkak ishte kalendari dhe futja në rend ditë e investimeve stragtegjike, Paketës së Maleve dhe çështjeve të tjera, që ligjvënësja opozitare i quajti klienteliste dhe me qëllime elektorale.

Po fusni në kalendar dhe projekt-program projektligje për qëllime elektorale. Po fusni projektligje e ligje për oligarkë dhe qëllime elektorale, për 100 grante elektorale si në rastin paketa e maleve, për Partinë Socialiste. Paketën e maleve e keni futur pa datë, kishit parashikuar një datë boshe 10 janar, por keni shkelur kodin zgjedhor, sepse keni falsifikuar datën dhe po e kaloni 4 muaj para zgjedhjeve. Po bëni aset elektoral, po kthehen deputetët për votën e PS-së. 100 grante parashikon paketa e maleve, që parashikon PS sepse do jetë në funksion të saj dhe mund ta quajmë “Rilindja e Maleve”, tha Zhupa.

Në fund ajo theksoi se PS dhe mazhoranca duhet të sillte ligje për qytetarët dhe përmbytjet, jo për qëllime elektorale.

Ju nuk fusni ligje për mbrojtjen e qytetarëve, ligje për rastet e përmbytjeve, siç po ndodh edhe në Durrës. Për këto dhe të tjera u shprehëm kundër kalendarit në Konferencën e Kryetarëve. Na sillni shkresën e KQZ që ju lejon juve t’i fusni këto projektligje në kalendar për seancë. Në të kundërt janë ligje elektorale”, përfundoi Zhupa.

Lini një Përgjigje