TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2025, 15:04

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit, Kuvendi mban 1 minutë heshtje për Anastas Janullatosin!

Shkruar nga Pamfleti

Ndarja nga jeta e Kryepeshkopit, Kuvendi mban 1 minutë heshtje për

Kuvendi i Shqipërisë ka nisur me nderime për Kryepeshkopin Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta në moshën 95-vjeçare dhe u përcoll për në banesën e fundit ditën e sotme.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në nisje të seancës kërkoi që deputetët e Kuvendit të mbanin një minutë heshtje në nderim të Kryepeshkopit të ndjerë.

Ajo tha se me përkushtimin e tij të jashtëzakonshëm, Anastasi kontribuoi në harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri, paqen dhe mirësinë mes popujve të rajonit dhe në botë.

"Kryepeshkopi Anastas përgatiti dhe mbështeti brezat e rinj të klerikëve, për të vazhduar misionin e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë. Me përkushtimin e tij të jashtëzakohshëm, Anastasi kontribuoi në harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri, paqen dhe mirësinë mes popujve të rajonit dhe në botë. Në emër të Kuvendit, i shprehim ngushëllime Kishës Ortodokse. Për të shprehur ngushëllime për kryepeshkopin, ju ftoj të mbani 1 minutë heshtje", tha Spiropali.

Sipas rendit të ditës, seanca do të nis me diskutimet mbi projekligjeT, mes të cilëve është edhe projektligji: “Për letërnjoftimin elektronik të shtetasve shqiptarë”.

Gjithashtu, pjesë e diskutimeve është edhe projektligji për investimet e strategjike dhe ngritja e një komisioni hetimor të ri.

Sipas pikës 12 të rendit të ditës, në Kuvend do diskutohet “Projektvendimi “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë në procedurat e (i) miratimit të projektit “Marina & Jahtet e Durrësit”; (ii) shitjes së koncesionit të menaxhimit të portit kompanisë Schapha d. o. o.; dhe (iii) ndërtimit të portit të ri në Porto Romano””, parashikohet.

 

 

Lini një Përgjigje