
Prokuroria e Posaçme tha se ndërprerja e fondeve për SPAK nga SHBA, nuk prek institucionin.
SPAK ka reaguar pas njoftimit të ambasadës amerikane në Shqipëri për ndërprerjen e fondeve për institucionet shqiptare. Në listën e institucioneve shqiptare që preken nga urdhri ekzekutiv i Donald Trump, për të pezulluar fondet ndihmëse në shtetet aleate të SHBA, bën pjesë edhe Prokuroria e Posaçme.
Në reagimin e SPAK thuhet se institucioni është i pavarur dhe mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. SPAK thekson se mbështetja e SHBA është e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.
“Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare. SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.
Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar “Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI. Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve”, thuhet në përgjigjen e SPAK.
Një ditë më parë, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë për pezullimin e fondeve amerikane pas një urdhri të presidentit Donald Trump.
Më 24 janar, Departamenti i Shtetit i SHBA-së urdhëroi pezullimin e financimeve të reja për shumicën e programeve të ndihmës ndërkombëtare, si pjesë e përpjekjeve të presidentit për të përshtatur politikat e ndihmës amerikane me objektivat e tij të politikës së jashtme. Këto programe, që financohen kryesisht përmes Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), do të ndikohen nga ky vendim.
Lini një Përgjigje