TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Janar 2025, 15:50

“S’është Tik-Toku rrugaçi, por Sky dhe Encrochat”, Berisha: Rama ka përdorur 2-3, fliste gjithë ditën me McGonigal!

Shkruar nga Pamfleti

“S’është Tik-Toku rrugaçi, por Sky dhe

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në parlament tha se nuk është Tik-Toku rrugaçi, por aplikacionet e enkriptuara që përdoren nga grupet kriminale dhe në të cilin janë dhe politikanë, deputetë, ministra dhe vetë kryeministri.

Berisha duke mbështetur propozimin e deputetit Dashnor Sula, tha se duhet që të ngrihet Komisioni i së Vërtetës për të zbuluar se kush ka përdorur Sky Ecc dhe Encro Chat. Berisha deklaroi se kryeministri ka përdorur 2-3 Sky Ecc ose Encro Chat.

Nuk është TikTok rrugaçi që thotë “Ajatollahu i Tiranës”, është EncroChati, vrasësi, trafikanti. Krijimi i komisionit të të vërtetës sipas propozimit të Sulës, për të nxjerrë para shqiptarëve veçanërisht para zgjedhjeve, lidhjet e politikës me krimin, është kusht i domosdoshëm. Ka patur këtu me 2-3 EncroChat-e. Kryeministri ka patur 2-3 të tillë.

Harruat ju si e denoncoi bashkëjetuesja e McGonigal kur tha se nuk e lëshonte për orë të tëra në SkyEcc me Edi Ramën. I harruat këto? Është më mirë t’i zbardhim vetë. PD ato 1 mln faqe që kanë ardhur, nëse ju nuk pranoni komisionin, do t’i publikojë një nga një. Do ta bëjmë ne të vërtetën para shqiptarëve. Prandaj mos kini frikë”, deklaroi Berisha.

Lini një Përgjigje