TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2026, 16:23

Përmbytjet në Shqipëri, reagon ambasada e SHBA

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në Shqipëri, reagon ambasada e SHBA
Ambasada e SHBA-ve në Tiranë

Ambasada u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen.

Ambasada e SHBA-ve në Tiranë ka bërë një reagim lidhur me situatën e rënduar në vend pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve.

Me anë të një mesazhi në profilin zyrtar në rrjetet sociale, ambasada u bën thirrje të gjithë shtetasve amerikanë që të tregojnë kujdes në zonat e rrezikuara nga përmbytjet, të cilat po përkeqësohen.

“Disa zona në të gjithë vendin janë nën urdhër evakuimi. Përmbytjet mund të ndodhin pa paralajmërim, ndërsa reshjet e shiut mund të shkaktojnë mbylljen e rrugëve për shkak të përmbytjeve ose rrëshqitjeve të dheut”, vijon mesazhi i ambasadës së SHBA.

ambasada e shba-ve në tiranë permbytjet

Lini një Përgjigje