TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2026, 15:40

Pritet të hedhë dritë mbi depozitat financiare të kryeministrit, Ahmetaj jep intervistën e katërt dhe flet me fakte e emra

Shkruar nga Pamfleti

Pritet të hedhë dritë mbi depozitat financiare të

Ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj rikthehet me intervistën e katërt mbrëmjen e sotme.

Pas denoncimeve publike që fillimisht u cilësuan “akuza politike”, por që sot janë shndërruar në dosje penale ndaj bashkëpunëtorëve më të afërt të Edi Ramës dhe atij vetë – nga vjedhja e 50 milionë eurove në tunelin e Llogarasë, te aferat qindra milionëshe të AKSHI-t – Ahmetaj vjen me një tjetër dëshmi tronditëse mbrëmjen e sotme me gazetarin Çim Peka.

Në këtë intervistë ekskluzive për emisionin “Çim Peka Live” që transmetohet sot në 20.45, ish-numri dy i qeverisë pritet të hedhë dritë mbi depozitat financiare të kryeministrit, duke sjellë fakte, emra dhe skema që nuk janë dëgjuar kurrë më parë nga publiku shqiptar.

Ahmetaj rrëfen se si shteti është shndërruar në një strukturë mafioze, si funksionon dirigjimi i sistemit të drejtësisë dhe mënyra se si kryeministri i vendit përdor pushtetin për të shmangur përgjegjësinë penale etj

 

1 Komente

  1. e
    eno

    I gjati dhe balulja po marrin ate qe meritojne

    Lini një Përgjigje