TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2026, 15:09

Begaj reagon për përmbytjet: Po ndjek me shqetësim situatën

Shkruar nga Pamfleti

Begaj reagon për përmbytjet: Po ndjek me shqetësim situatën

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet intensive të ditëve të fundit, të cilat kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të vendit.

Kreu i Shtetit deklaron se po e ndjek nga afër zhvillimin e situatës dhe se ka vendosur në prioritet mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Begaj konfirmon se ndodhet në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile, si dhe me Forcat e Armatosura, për menaxhimin e situatës dhe përballimin e pasojave të përmbytjeve. Burime zyrtare bëjnë me dije se strukturat janë në gatishmëri për ndërhyrje dhe evakuime aty ku paraqitet rrezik.

"Po ndjek me shqetësim situatën e krijuar nga reshjet intensive në vend. Jam në komunikim të vazhdueshëm me drejtuesit e institucioneve qendrore dhe vendore, me Strukturat e Emergjencave Civile, si dhe me Forcat e Armatosura, për përballimin e situatës së përmbytjeve.

Ftoj qytetarët për mirëkuptim dhe bashkëpunim, me qëllim që kjo situatë të kalojë me sa më pak pasoja.

Ftoj në mënyrë të veçantë banorët e zonave të përmbytura të ndjekin udhëzimet e strukturave përgjegjëse për një evakuim të shpejtë dhe të sigurt.

Në këto momente të vështira, jeta e çdo qytetari është mbi gjithçka", shprehet Begaj.

 

2 Komente

  1. e
    endri

    shshshshshs po flet vete ai, kapter Begaj.

    1. durresaku

      Po flet, pasi ka marre lejen nga shefi i tij eduard!

      Lini një Përgjigje