TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2026, 13:33

Përmbytjet në vend, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në vend, Rama mbledh nesër Komitetin e Emergjencave
Foto ilustruese, Rama dhe përmbytjet

Situata e përmbytjeve në vend mbetet problematike, ndërsa autoritetet kanë intensifikuar masat për përballimin e emergjencës. 

Mësohet se ditën e nesërme në orën 8:30, pritet të mblidhet Komiteti i Emergjencave, i cili do të drejtohet nga kryeministri Edi Rama.

Në mbledhje, do të analizohet situata aktuale dhe çfarë ndërhyrjesh të tjera shtetërore do të duhet të ndërmerren. Gjithashtu do të diskutohet edhe për dëmshpërblimet për të prekurit nga kjo situatë.

Ndërkohë, Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka shpallur ditën e sotme evakuim të menjëhershëm për banorët e Novoselës, për shkak të rrezikut të lartë nga përmbytjet. Evakuime janë njoftuar gjithashtu edhe në disa zona të qarkut Durrës.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, qarqet më problematike mbeten Shkodra, Lezha, Durrësi, Fieri, Berati dhe Gjirokastra. Fatkeqësisht, nga përmbytjet në Durrës është regjistruar edhe viktima e parë.

Në qytetin e Durrësit, 250 persona janë strehuar në Shtëpinë e Pushimit të Forcave të Armatosura, ndërsa 55 persona të tjerë janë sistemuar në Kovalishencën e Ministrisë së Brendshme. Paraditen e sotme, lumi Erzen ka dalë nga shtrati, duke shkaktuar përmbytje në disa zona.

Situata mbetet kritike edhe në Vlorë, ku niveli i lumit Vjosë në zonën e Novoselës ka kaluar mbi 9 metra. Janë evakuuar 13 familje pranë Urës së Mifolit dhe në Novoselë. Në terren janë angazhuar rreth 150 efektivë të Forcave të Armatosura, mbi 20 mjete të rënda, 10 gomone shpëtimi dhe 15 pompa thithëse.

rama mbledh komitetin e emergjencave permbytje

4 Komente

  1. I
    I mbyturi nga era e rende e hajduterise ne politik

    Monstra e Shqiperise! E shpuri vendin ne buze te humneres! Vodhen, shkaterruan dhe bashkepunuan me njeri tjetrin si dy cakalle qe shqyejne nje dele te voIgel! Berisha eshte paterica e pare e ketij ....( verini cfare emer te deshironi) Por vegla qorre e tyre jane edhe rreth 130 deputete memece ne parlament te gateshem qe ne errrsiren e nates te bejne gjitcka qe ju thone e kerkojne te dy padronet e tyre, ne krye te PD dhe PS.

    1. b
      besa

      Pas 13 vjetesh neser mblidhet komiteti ti jap zgjidhje. Jam kurioz pse nuk punoi hidrovori i ri i Durresit?! Pas pse neser jo sot, apo nuk eshte kthyer mbreti nga Parisi. Mortja qe sju bie.

      1. e
        eno

        Yyyyy hajde bablok futi nja 2 miliard eu tendera tani. Se nuk mban me uj pilafi.

        1. b
          beni

          Akoma ska ardh nga Parisi?! Apo nje dreke poshte eiffel.

          Lini një Përgjigje