TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2026, 11:30

Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja Emiriana Sako

Shkruar nga Pamfleti
Përmbytjet në Durrës, kallëzohet në SPAK kryebashkiakja
Kryebashkiaja e Durrësit, Emirjana Sako

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako është kallëzuar në SPAK pas situatës me përmbytjet në qytet, ku u shënua edhe viktima e parë në vend.

Ilirjana Kuçana, anëtare e Këshillit Kombëtar të PD, ishte sot në SPAK ku ka kallëzuar Bashkinë e Durrësit, Ministrinë e Bujqësisë dhe Drejtorinë e Kullimit për “shpërdorim detyre”.

Ajo u shpreh për mediat se Bashkia Durrës ka bërë një investim rreth 19 mln euro për hidrovorin, ku vetë kryebashkiakja Sako ka deklaruar se Durrësi nuk do të ketë më probleme me përmbytje.

Kuçana i ka bërë thirrje kreut të SPAK të merret personalisht me këtë kallëzim, pasi bëhet fjalë për 400 mijë banorë të Durrësit. 

“Çështja ka kaluar për mos kompetencë në Prokurorinë e Durrësit, e cila e ka “larë” me shishen e verës së Ergys Agasit 33 mijë euro dhe deri më sot unë nuk jam thirrur dhe nuk kam informacion se çfarë ka ndodhur me përmbytjen e 2025. Rikthehemi tek përmbytja e 2026. Kemi një investim rreth 19 mln euro për hidrovorin ku vetë zonja Sako në statusin e saj, thotë që Durrësi nuk do të ketë më probleme me përmbytje. Jo vetëm që ka 3 ditë nën ujë, por keni parë që këta kanë arritur të përmbysin edhe Gjirokastrën, E kuptoni se çfarë bande e strukturuar kriminale janë. I bëj thirrje drejtuesit të ri të SPAK Klodian Barahos të merret personalisht dhe seriozisht me këtë kallëzim, pasi bëhet fjalë për 400 mijë banorë të Durrësit dhe jo vetëm, pasi janë përmbytur edhe zona të tjera. Ju siguroj se nuk është përmbytje dhe çështje Zoti. Kam ardhur këtu të bëj përgjegjës atë që mendon se është zoti i shqiptarëve, Rama që në shërbim ka vënë djajtë e tij.”, tha Kuçana.

pd spak bashkine e durresit

Lini një Përgjigje