
I ftuari i mbrëmjes së sotme në podcastin “Të Pashoq”, ishte editori i Pamfletit, Gjergj Zefi. Ai foli mbi sulmin në Venezuelë dhe pasojat që mund të ketë në rajon. Po ashtu u ndal te aktualiteti politik dhe te protagonizmi i ditëve të fundit i Lea Ypit. Po ashtu Zefi ka folur mbi rolin e SPAK gjatë vitit 2026.
-Cili ishte qëllimi që goditi tani Trump Venezuelën?
Gjergj Zefi: Jo se nuk pritej, por nga mënyra se si u zhvillua dhe nga mënyra se si u realizua, të çonte një mesazh. Dhe ishte një mesazh për një, situatë shumë komplekse në Amerikën Latine, me të cilën Trump dëshiroi, donte të tregonte se këtu jemi ne. Këtu pushtetin, fuqinë e kemi ne. Dhe e realizoi ashtu në një mënyrë shumë spektakolare. Ndoshta ndër më të çuditshmet në historinë e politikës, duke i dhënë fund njëherë e mirë edhe të drejtave ndërkombëtare. Në momentin kur, në momentin kur flitet, kur flasin perandoritë, s’ka më të drejta. Jemi përpara një rendi të ri botëror, siç kemi kohë që e themi, dhe me sa analizojmë, ëh, është marrë një vendim dhe vijmë tek ai pakt i heshtur që e kam e kam thënë sot në një editorial, midis Putinit dhe Trumpit, por jo vetëm.
-Pse mendoni se ka një pakt të heshtur Trump-Putin për Venezuelën?
Gjergj Zefi: Ajo çka më bën mua përshtypje dhe që më bën që të të mendoj se ky është një pakt i heshtur është heshtja e Vladimir Putin. Duhet të kemi parasysh që Maduro ka qenë një ndër njerëzit më me mbështetje në nga Rusia, por edhe nga Kina. Dhe heshtja tregon, se këtu kemi të bëjmë me një marrëveshje të parashkruar ose me një pakt të heshtur. Dhe kjo më frigon, jo për çfarë ndodh në Venezuelë, se Venezuela është shumë larg prej nesh, por për çfarë mund të ndodhi nesër në Ballkan.
Dhe, përveç kësaj, tani gjej rastin tek të them tek ju, që mos harroni, në vitin 2025, në 15 gusht 2025, u takuan Putin dhe Trump. Dhe mos harroni, në 29 tetor 2025, Dodik, Milorad Dodikut, i anullohet non grata. Pra këtu ka një element dhe non grata nuk është se ju anulua të gjithëve. Ju anulua vetëm Dodik. Edhe kjo mendoj që është një marrëveshje midis Putinit edhe Trumpit. Për t'i lënë hapësirë e vetë gjithsecilit. Dhe kjo është problemi më i madh që ka sot Ballkani. Pasi, unë shoh që Serbia dhe Bosnja janë tashmë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të Putinit. Dhe nëse do vazhdojë të heshtë Amerika, i kemi larë duart.
-Qeverinë teknike edhe pse ju e përjashtuat, të paktën në afatshkurtër, sepse thoni Rama nuk jep dorëheqjen me vullnet të lirë.
Gjergj Zefi: Po pse duhet ta japi dorëheqjen? Se në qoftë se jep dorëheqjen do i pranojë të gjitha ato që kanë, që janë thënë për të.
-Po mirë, nuk ka arsye ta japë?
Gjergj Zefi: Ai ka 100, 100.000 arsye, po deri tani s'ka marrë përsipër asnjë nga ato që kanë ndodhur. Ka thënë që më kanë ngrënë dardha nga pas shpinës time. Në një kohë kur në të gjitha këto, afera, është Rama. Unë nuk e di se ka ndonjë aferë në Shqipëri që hapet dhe nuk është Rama. Tek inceneratorët është Rama. Dihet fare mirë që Rama i ka përgatitur, ka marrë 17 vendime brenda ditës, e të tjerë e të tjerë. Edhe ato të Ilir Beqjes, ato të famshme...
-Po, ato të sterilizimit...
Gjergj Zefi: Edhe ato i ka mbrojtur. Dihet shumë mirë kujt ju dha tuneli, le ça thonë tani, jo Belinda, jo...
-Tuneli i Llogarasë.
Gjergj Zefi: Tuneli i Llogarasë ju dha Erdoganit. Dihet fare mirë kjo. Ekoparku. Dhe kush e mori Ekoparkun? Dhe për kë e mori Ekoparkun? Dhe pse drejtori i i Ujësjellësit të Tiranës u vendos ish-drejtori i Ekoparkut? Pra, të gjitha gjurmët çojnë te Edi Rama. Ndaj nëse Edi Rama jep dorëheqjen tani, e pranon... Pra nuk ka asnjë mundësi që t'i japi dorëheqjen. E vetmja mënyrë për të dhënë dorëheqjen është SPAK-u ose protesta popullore.
-Si e shihni të ardhmen e Lea Ypit? Është folur si kryeministre teknike, apo pasardhëse e Edi Ramës. “Pamfleti” ka qenë ndër të parët që e ka nxjerrë si emër.
Gjergj Zefi: Për Lea Ypin, të them të drejtën, kam shkruar në mars të vitit 2023, atëherë kur asnjë nuk e mendonte, sa disa prej njerëzve edhe më thoshin mua, ‘ç'janë këta budallallëqe që shkruan’. Por kishte dhe prej atyre që më thoshin, ‘jeni shumë largpamës’. Kemi thënë që mund të jetë një alterego e kryeministrit të Shqipërisë. Jo si e përzgjedhur e socialistëve, por si e përzgjedhur e vetë Edi Ramës. Madje dhe titulli në atë kohë ishte, “as Lali, as Belinda”. Pasi këtu luhej për alteregon e kryeministrit. Dhe kjo, nuk është se ne jemi fallxhorë, po ideja ishte se, nëse do ta analizoje nga afër situatën, mënyrën se si komportohej në tregun politik, në tregun evropian, mënyrën se si Rama librat e saj po ja jepte dhuratë ish-presidentëve, presidentëve dhe gjithë lidershipit politik në Evropë, bëmë një analizë dhe analiza na çoi këtu dhe tregoi që nuk kemi të gabuar.
-Ju e shihni te ky variant që keni dhënë shumë më herët apo te ky që po diskutohet?
Gjergj Zefi: Unë e shoh të pashmangshme edhe, nga vetë lëvizjet e asaj zonjës, që ajo do merret me politikë dhe që do angazhohet në politikë. Pastaj se ku, alterego e kryeministrit, zëvendëskryeministre, ku e di unë, këto janë çështje pastaj që i takojnë zhvillimeve hap pas hapi që do të ndodhin në politikë. Se momentalisht, nëse Rama nuk vendos që të ketë qeveri teknike, s'ka pse e bën atë kryeministre teknike. Pastaj Rama nuk e ka vetë në dorë edhe qeverinë teknike, se po ta kishte në dorë s'e bënte fare teknike.
-Si e shihni punën e SPAK? Për shembull mos thirrjes së kryeministrit në SPAK, fakti që ai është në pushtet dhe është një rregull i pashkruar që vetëm kur bëhesh ish, goditesh?
Gjergj Zefi: Jo domosdoshmërisht, por që të goditet kryeministri, gjërat duhet të merren me radhë.
-Çfarë do të thotë?
Gjergj Zefi: Që do të thotë që shumë shpejt edhe Rama do jetë në SPAK.
-Kur të jetë në pushtet?
Gjergj Zefi: Po po, gjatë kohës që është në pushtet.
- Për dosjen me McGonigal apo s'ka lidhje për të cilën?
Gjergj Zefi: Për të gjitha dosjet, është e pashmangshme.
-Po nënkupton që nuk përfundon mandatin?
Gjergj Zefi: Oh, që nuk përfundon mandatin, e ka thënë dhe vetë Rama para ca kohësh. Tha mediat e tij thonë i kanë ngelur edhe dy vite, pastaj do bëhet president, do bëhet kështu, do bëhet ashtu. Folësi
-Po ka një skenar të tillë, e besoni ju?
Gjergj Zefi: Nuk besoj. Ndoshta e kam besuar dikur, por tani e mbyll keq. Po të bësh një analizë të situatës në Kroaci, kupton se si do precipitojë edhe këtu. Edhe në Kroaci filluan me ministra, mbeti Sanaderi. Sanaderi ishte nga njerëzit më të fortë. Kishte bërë luftën, kishte bërë, hapa të mëdhenj të Kroacisë drejt Evropës dhe në fund përfundoi edhe ai.
-Më jep një lloj projeksioni apo pritshmërie për 2026-ën këtu tek ne.
Gjergj Zefi: Mendoj që në qendër tani do jenë, do jetë Prokuroria Speciale. Edhe këtë vit të paktën. Do ketë ngjarje shumë të rënda dhe shumë kompromentuese për kryeministrin shqiptar. Përgjimet që janë kapur në kohë në ditët e fundit, në muajin dhjetor më duket, janë shumë, shumë signifikative. Dhe nëse ato do hapen të gjitha, unë shpresoj që të hapen të gjitha, në mënyrë që t'i vihet njëherë e mirë se një plagë nuk shërohet nëse nuk ja heq të gjithë të keqen. Kështu që mendoj që kjo do jetë.
-Por pa rrëzuar status quo-në?
Gjergj Zefi: Nëse hapen ato, bie status quo-ja. Mendoj që SPAK-u nuk do bëjë rotacionin, po SPAK-u do t’i detyrojë qytetarët të dalin në rrugë.
-Ne do shohim shqiptarët në rrugë tani, mendoni ju?
Gjergj Zefi: Po. Mendoj po. Me çfarë pritet që të ndodhi dhe pritet që të hapen dosje dhe përgjime... Po siç e pata fundvitit për shembull, ajo për shkak të një të pishëm në Vlorë ishte diçka okej, e vogël në numër.
Kush eshte kjo fare Lea Ypi qe ketu ne Britani e sidomos ne Londer nuk e njeh kush nga komuniteti Shqiptar. Meqenese jeton ketu ne Britani e qenka mbarsur me shkolle e filozofi e na qenka super e diplomuar pse nuk i afrohet komunitetit e te behet e njohur!? Kjo bythe palare nuk ben nje komunitet ne Londer e do drejtoje Shqiperine. Jetojme ne nje kohe te shthurur e te lire ku cdokush mund te jete i cilter ose kopuk. Pastroni njerezit familjet e fiset nga paragjykimet e pasoijat e te shkuares e ti varet ne qafe medalja e heroit, te mirit, te ligut, te bukurit, te shemtuarit e te ecim perpara. Po si more popull kurve i perziere e tyrli lloj surrati pushtuesish nuk tha nje qe dhjerokracia filloi mbrapsht. Pse duhej te viheshin ne krye prape Eneriste e ish fashistet e te pandershmit. Prokurori e avokati jane te kundert e vetem gjykatesi eshte asnjanes. Pse nuk u vune e zgjodhen nga populli plehre asnjanesit por u be nderrim portash? Nuk mbeti malok e katunar, kooperativist stallash pa ardhur ne qeveri e shtet e ajka e djemve moren rruget. Mire e pat thene Shevqet Musaraj: "O burra shpejt kush mund te dale."