TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2026, 20:19

“Do të çlirohet një gjeneratë e re”, Dashamir Shehi paralajmëron revolucion në PS e PD

Shkruar nga Pamfleti

“Do të çlirohet një gjeneratë e re”, Dashamir

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka deklaruar se duke parë zhvillimet e fundit, ka premisa të mira për ndryshime brenda partive politike dhe është optimist për një ndryshim në politikën shqiptare gjatë vitit 2026.

Sipas Shehit, ndryshimet do të vijnë nga brenda partive. gjë që do të lejojë një gjeneratë të re të zërë vend dhe të shprehë idetë e veta, pa u ndikuar nga hierarkia tradicionale. Ai thekson se një reflektim i tillë i brendshëm është thelbësor për të përmirësuar politikën shqiptare dhe për të krijuar institucione më të balancuara.

Shehi gjithashtu vuri në dukje se sistemi aktual politik ka nevojë për ndryshime rrënjësore, duke përmendur marrëveshjen e vitit 2008 dhe ligjin zgjedhor si faktorë që i kanë dhënë shumë pushtet kryetarëve të partive dhe kanë kufizuar lirinë e deputetëve.

Ka gjasa se do hapet një dialektikë brenda partive politike, gjithë ata njerëz që rrinë aty, te Partia Socialiste ka 83 deputetë, jo vetëm ato se ka të tjerë në parti, të vlefshëm që do të flasin, do reagojnë, do ta ndryshojnë edhe këtë punë, se deri tani s’ka qenë… janë memecë të tërë, dhe nga krahu tjetër e njëjta gjë. Do të çlirohet një gjeneratë e re, jo thjesht për moshë, por për ide ndryshe, njerëz që thonë atë që kanë në mendje dhe jo atë që thotë shefi. Kjo është premisa e parë, por që të avancojë të ndryshojë politikën shqiptare duhen ndryshuar disa gjëra që janë rrënjësore. Kush e ka prodhuar këtë sistem politik? E ka prodhuar marrëveshja e 2008, ndryshimi i Kushtetutës, prishja e balancës midis institucioneve dhe e ka prodhuar ky ligj zgjedhor që i ka dhënë pushtet kryetarëve të partive të bëjnë skllevër deputetët e vet. Pse rrijnë ato aty? Se janë të listës, dikush që ka një zë ndryshe është jashtë listes dhe ai është sinjal për ata të tjerët: po fole mbetesh jashtë, rri i qetë që të mbetesh brenda. Mirëpo ata janë brenda parlamentit, jo brenda politikës. Po mendoj se këto lëvizje brenda vitit 2026 do ta çlirojnë politikën”, tha Shehi në "Euronews Albania".

2 Komente

  1. S
    Sul sulejmani

    DASHI JA FUT KOT NE KET HERE. KJO ESH RINI E PJERDHUR, E KA QELLIM VEÇ LEKALEKAN, PASURIMN ME ÇDO KUSHT BRENDA VITIT. SKA IDEAL FARE, FARABUTO OSH. PA IDEALE SKA MISION RINGRITJEJE. SHPERTHIM ENERGJISH PER ME SHQY NJENI TJETRIN PER KET FLET DASHI?! USHTRI UDHEHEQESI, SBO HAIR VENI

    1. T
      Tony

      Kete qyrrsin e kam pase ne shkollen Fasn Noli. Te gjithe ne djemte ishim ndare ne, cuna idiote qe ishin fryre me pompe nga prinderit e u bene asgje, pordhacet e kishin te veshur ndonje placke me te mire se te tjeret, ne te thjeshtet qe benin "zullume" e "sherre" e nuk po vazhdoj me tej se do shkruaj nje liber madheshtor nje dite. Ky tip muti ishte i vetmuar gjithmone ne nje cep te murit qe ndante shkollen me shtepine e ish zengjini ku jetonte Todi Lubonja e i biri tij moshatar me ne ishte nje kokerr kastraveci qe e ndihmonin mesiesit qe ishin te tere pjelle "kulakesh" e i trajtonin femijet e oficereve me nota minus 2 me te verteten. Si nuk e pashe njehere kete zhele me nje shok por gjithnje i vetmuar e me syte pa kuptim e drejtim? Jam ndjerer shume keq per te vjelle kur e kam pare qyrrsin qullac neper podiume qe lehte. Fatkeqesia me e madhe e kombit Shqiptar eshte se duke qene popull i zgjuar nuk mendon gjate e historikisht ia ka mbathur te shohe jeten e vet e perderisa Atdheu me shiti, bye bye o qyrrsat e Atdheut. Femijet tane me diploma Oxford, Cambridge, Harward, te edukuar e qyteteruar jane me te vertete nder e krenari per kombin si Fan Noli, Faik Konica qe thane nje shprehje te arte "Shqiperi te kam dhjere..." Kurre nuk do te behet Shqiperia me zagare qe e kane mendjen vetem te qoftja, pilafi, rakia e ciftelia.

      Lini një Përgjigje