TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2026, 18:13

Lea Ypi largohet nga Shqipëria: Llaçin e shpifjeve jua lashë në derë!

Shkruar nga Pamfleti
Lea Ypi largohet nga Shqipëria: Llaçin e shpifjeve jua lashë
Lea Ypi

Pas zërave për përfshirje në politikën shqiptare, Lea Ypi mbyll derën dhe ikën në Londër

Filozofja dhe akademikja shqiptare me famë ndërkombëtare, Lea Ypi, është larguar nga Shqipëria pas disa ditësh qëndrimi dhe zhurmës mediatike që e vendosi në qendër të spekulimeve politike.

E përfolur si një emër i mundshëm për një qeveri teknike, apo edhe si pasardhëse e Edi Ramës, Ypi ka reaguar sot me një status publik, duke dhënë një mesazh të qartë: ajo nuk ka ndërmend të bëhet ‘pjesë e llumit politik shqiptar’.

Mirupafshim Shqipëri. Llaçin e shpifjeve dhe pluhurin e konspiracioneve biografike, ideologjike, gjeopolitike, sociale, materiale e sa e sa të tjera më kanë dëgjuar veshët e parë sytë për veten këto ditë, ti kam lënë në derë,” shkruan Ypi në një reagim ku ironia, zhgënjimi dhe eleganca përzihen në një mesazh që mbyll pa shumë zhurmë një vizitë që u përshkua nga shumë zëra.

Gjatë qëndrimit të saj në vend, Lea Ypi ka zhvilluar disa takime publike dhe është pritur nga lexues, të rinj, studentë dhe intelektualë të brezave të ndryshëm. Ishte vetë ajo që la të hapur mundësinë e futjes në poltikë dhe u përfofol si një figurë e duhur për drjtimin e qeverisë: qoftë si kryeministre teknike, apo si “pasardhësja e Ramës” në rast tranzicioni.

Ypi, në statusin e saj, i përshkruan këto aludime si pjesë e një realiteti që "ushqehet nga boshllëku", duke nënvizuar kontrastin mes “llacit të shpifjeve” dhe emocioneve të takimeve me qytetarët.

Por emocionet e takimeve të këtyre ditëve me qindra njerëz të vërtetë, lexues të gjithfarë brezave, bindjesh politike, përvojash historike, me aq shumë pyetje, vërejtje, komente, kritika, fjalë nxitëse, të rinj e të reja me guxim për tu parë në sy e për tu përballur pa u fshehur në lloj lloj pseudonimesh e maska karnavalesh, shkëmbimet tona rreth fateve të botës e të këtij katundit tonë, skutave të historisë, dritës që hedh arti në kërkim të së vërtetës - të gjitha këto i mbaj me vete”, shkruan ajo.

Përmes gjuhës së saj të thellë dhe simbolike, ajo lë të kuptohet se nuk është e gatshme të bëhet pjesë e teatrit politik shqiptar. Në vend të përgjigjeve direkte, Ypi zgjedh të largohet me një reflektim filozofik: “Kam përshtypjen se bota sot i ngjan labirintit të minotaurit ku gjithkush kërkon shpëtim nga përbindëshat e dukshëm e të padukshëm. Ndoshta secili nga ne e mban në dorë një pjesë nga filli i Ariadnes, mjafton që duart të bashkohen dhe njerëzit të rigjejnë kuptimin e të qenit njeri. Faleminderit të gjithë atyre që në këtë skutën shqiptare të labirintit shtrënguan dorën time”.

Lea Ypi, profesoresha e njohur e filozofisë, përkatësisht e materializmit, në London School of Economics, prej vitesh është kthyer në një best seller me librat e saj biografikë. Këto vepra ajo i prezanton jo vetëm në Britaninë e Madhe, por pothuajse në të gjitha qendrat kryesore europiane: Francë, Gjermani, Zvicër, Suedi, Danimarkë, Itali etj.

Këto prezantime kanë pasur rëndësi të veçantë në mjediset akademike dhe në establishmentin politik të së majtës europiane.

Ndërkohë, mediat më të rëndësishme britanike dhe europiane, që nga The Guardian, Observer, Le Figaro, Frankfurter Allgemeine Zeitung, Corriere della Sera etj., kanë shkruar gjerësisht gjatë këtij viti për biografinë e një ylli në ngjitje të së majtës globale, që vjen nga një familje me origjinë fisnike, e persekutuar gjatë regjimit komunist.

Ypi është gjithashtu anëtare e Akademisë Britanike dhe pjesë e një qendre intelektuale europiane ku formësohet mendimi i së majtës globale. /Pamfleti

 

lea yp qeveri

19 Komente

  1. E
    Emer

    Thjesht nje idhnake duket pasi nuk e kane perfillur mesa duket.

    1. J
      Jeta

      Ramuti e Salehu jane te ngarkuar me detyre qe te mos lejojnë asnjer udhëheqës shqiptar te udheheq Shqipërinë. Klyshët serbogrek Ramuti e Salehu do ta sundojnë kete vend derisa popullit te mos ja prek thika ashtin.

    2. E
      Edmond

      Ne të sëmës shko ,e persekutuar kjo e familja e saj,çfarë mashtrimi dhe genjeshtre! Nje pseudo intelektuale qe i shkon per shtat epiteti Intelektuhalja e Sorosit ,ku me parat e kriminelit dhr anti Shqiptarit me te madh George Soros ka marre financim per shkollim dhe prpmovim,kjo eshte nje prostitute majtiste globaliste ,ndyrsire si gjithe ndyrsirat qe ka financuar Sorosi ne Shqiperi të majte e te ashtuquajtur te djathte ,34 vjet! Udha mbare e mos ta shihim Surratin tënd bashke memkete Palloshim e Surrelit e shpuren e tij!

      1. g
        gjergji

        Bota e vlereson ju hidhni balte mbi te. Eshte cilesuar si nje nder 10 mendimtaret me te medhenj te kohes.

        1. T
          Tng

          Mendimtare por si ka mundesi vjen e shkone pa objektiv?mos mendoni se publiku nuk kuptone,patjeter kuptone hilet nga Halet Majtista.

      2. a
        ana

        Prononcim i gabuar.

        1. K
          Keqardhje

          Mllefin dhe perbuzjen duhet ta kishte shprehur ndaj tufes shoqerore, politikes, jo ndaj Shqiperise. Cfare faji ka Shqiperia e Shkrete ? Nje zonje grua lind e rrit nje zoteri/apo zonje. Kjo nena jone Shqiperi me sa duket nuk futet tek nenat zonja :(

          1. P
            Pirro

            Nje bolshevike.me.pak ne shoqerine shqipetare. Nuk I doli me sukses mashtrimi Rilindas.Te shkoje ne Angli e te bej propaganda Bolshevike Sorrosiane atje. Rrofte shqiperia

            1. N
              Nesti Angoni

              Per Ju o popull ne Shqiperi Hapni syte se Pseudonjerez gjoja te rinj me ideale komuniste Po ti vij turp me ide Bolshevike Shkrimtare Marksiste njesoj si Arlind Qorri. Pjella te Sorrosit Po ka sa te duash Njerrz te Shkolluar ne Shqiperi por STOP KOMONISTEVE popullit tone ju nxi jeta nga Komunizmi dhe Vazhdon ti nxihet Ne ne Amerike jemi rehate tani. Rrofte Trupm

              1. Të ishim mërzitur kaq shpejt me tërë ato probleme dhe sharje të shpeshta, do kishte mbetur Shqipëria bosh tani. Nuk është shembulli i duhur apo zgjidhje të postosh një shfryrje edhe pse mund të kesh të drejtë, por të përpiqesh dhe të luftosh për atë që beson se do sillje në Shqipëri. Fakti që keni mundësi të vazhdoni diku tjetër dhe ta përdorni si scapegoat, nuk është shembulli i duhur për post-podcastet Tuaja! Jetë të mbarë andej! Do përpiqemi të jetojmë në pjesën e qiellit që na takon, por edhe po ikëm, nuk do shfryjmë se ky është Atdheu ynë, në të keq e në të mirë!

                1. i
                  ilda

                  Se kuptoj zhgenjimin e kesaj zonjes!!! Ose i kane dhene ndonje fjale dhe e kane genjyer ose lajmet e gazetave ka filluar ti besoj. Deklarate pa lidhje, nga nje njeri i zhgenjyer.

                  1. A
                    Asim Azemi

                    Kjo Ypi duket si pjelle sorosiane por....me vlefshme se Lali Fiku alias Erion Veliaj i burgosun ne Durazzio, Albania

                    1. L
                      Luftar Luftari

                      Pjellë e keqe,u shoft rraca juaj o fytyra të qelbura të Sorosit që të gjitha fajet ja hidhni popullit I cili shkon drejt suksesit vemëm kur udhëhiqet MIRË.

                      1. O
                        O pika qe s'u bie

                        Eshte nje nga shqiptaret qe na nderon ne Europe. Do me kishte zhgenjyer sikur te linte sadopak dyshim se do pranonte te behej kryeministre. Cdo gje qe ben Rama eshte per te zezen e shqiptareve. Cuditem me llumin e injorances kunder saj. Lea Ypi respekte , nderon emrin e shqiptareve.

                        1. L
                          Luan Arapi

                          Vajza e Zafer Ypit, ingjinierit te nderuar te kohes se komunizmit. Nuk eshte familje e persekutuar

                          1. E
                            Endri

                            Kjo vërtet kokeboshe.. sa posht e ka ulur veten me këto që ka shkruar. Shan pyllin për nja dy derra që s'e lëshojn karrigen e nja dy "minj" po themi si gazetare a analist që fakte kanë thënë (sorosiane, è trajnuar dhe e brumosur enkas si mercenar gati) Koka ka pasur plot po a e bën dot administrimin (Shkëlqim Cani psh), pale si femër, pale që nuk njeh terrenin real në praktik, e pale me kaq bomba e fushëbeteja hapur.. të lëshohen bandat që olele thuaj. Po nejse i kane konsulentët nga pas sorosianet Tony Bler gatitu me gjith grupin

                              1. T
                                Tollua

                                nje delirante, po cfare kontributi ka dhene kjo qe do te behet e para e ketij vendit.

                                1. A
                                  Astrit Be......

                                  Sa keq qe ne ,banoret e ngelur ne Shqiperi, akoma vijojme me semundjen e vjeter ndaj me te spikaturvet. Perse akoma kerkojme me kembengulje te " jemi te barabarte ne padije", dhe te diturit ti lincojme. Sa keq qe vetem mbasi i " vrasim apo i kryqezojme", mbas vdekjes e kuptojme se sa te ndricuar kane qene, ndersa ne endeshim ne kenaqesine e padijes tone " ndricuese". Merni mundimin dhe lexoni, ashtu me stermundimin qe don ndricimi i mendjes", librat e Leas. Merni mundimin qe para se ta kryqezoni nje njeri, te mesoni se cfar thone ata me te cilet punon dhe medon Lea. Atehere do ta kuptoni ju o komentues qe " vijoni ta masni hijen tuaj me diellin e mengjesit", se hija ju genjen, dhe ekzistenca juaj eshte ne nivel " gjallesash", dhe jo si homo sapiens. Sa keq qe semundja lulezon nder ne. Vec drite e diturise perpara do na shpjere". Mesoni nga te diturit, largojuni padijes dhe hijes se mengjesit.

                                  Lini një Përgjigje