Pas presionit të shtuar nga SPAK dhe paralajmërimeve politike nga opozita, kryeministri Edi Rama ka thirrur për të premten një mbledhje të jashtëzakonshme me të gjithë ministrat në Pallatin e Brigadave. Në fokus pritet të jenë bilancet e punës...
Pas tronditjeve të forta që ka dhënë SPAK, Edi Rama është vënë në lëvizje. Teksa Sali Berisha të premten ka thirrur një takim gjithëpërfshirës për t’u bërë bashkë kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama ka vendosur të mbledhë të gjithë ministrat. Teksa një javë më pas do të mbledhë deputetët.
Sipas burimeve, mbledhja do të mbahet në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave. Një gjë të tillë Rama e ka përdorur edhe vitin që shkoi, ku në janar apo në korrik ai ka mbledhur ministrat duke u kërkuar llogari për punën, por edhe duke u dhënë objektiva të qartë.
Edhe këtë të premte, mësohet se ministrat do të paraqesin raportet për punën e kryer deri më tani, duke bërë një bilanc të arritjeve, sfidave dhe objektivave të përmbushura.
Por ndryshe nga herët e shkuara, kjo mbledhje vjen në një moment delikat për qeverinë. Hetimet e SPAK e kanë goditur fort ekzekutivin, sidomos me dy dosjet e fundit, atë të aferave me rrugët dhe atë të tenderëve të AKSHI-t. Pak ditë më parë Rama ndryshoi kupolën e KESH, ARRSH, etj. Por thirrja e kësaj mbledhjeje ka shtuar dyshimet se Rama mund të jetë duke u përgatitur edhe për ndryshime në qeveri në ditët apo javët në vijim.
Shumë prej ministrave aktualë janë në detyrë që prej shumë vitesh. Nëse i marrim me radhë, ministrja më jetëgjatë është Mirela Kumbaro, e cila ka dalë dhe është rikthyer në qeveri. Mirela Kumbaro në vitin 2013 u emërua ministre e Kulturës, post që e mbajti për gati 6 vite. Më 2019 ajo u largua, por u rikthye më 2021 në postin e ministres së Mjedisit dhe Turizmit. Në shtator kaloi te Arsimi. Pra, Kumbaro ka afro 10 vite në qeveri.
Pas saj vjen Belinda Balluku, fati i së cilës do të vendoset në Kuvend, pasi nëse i hiqet imuniteti dhe vihet në arrest, atëherë me gjasë do të largohet edhe nga funksionet në qeveri.
Afro 5 vite ka Delina Ibrahimaj. Ajo ka qenë ministre e Financave në periudhën 2021–2023. Ndërsa në vitin 2023 u emërua ministre shteti për Sipërmarrjen, dhe në 2025 u bë ministre e Ekonomisë.
Albana Koçiu është ministre që në vitin 2023, fillimisht te Shëndetësia e më pas te Rendi. Ndërkohë kemi emra si Petrit Malaj, Pirro Vengu apo Blendi Gonxhe, që janë që nga viti 2024 ministra.
Pra, ka goxha vend për rifreskim, por të shohim se çfarë do të bëjë Rama, i cili nuk është në pozita aspak komode.
Ndërsa një javë më pas, të premten e 16 janarit, Rama do të mbledhë në Pallatin e Brigadave Grupin Parlamentar të PS në nisje të sesionit të ri parlamentar, me qëllim për të koordinuar punën në Parlament. /Pamfleti
Keto plerat mosi zent janari mashtru hajdut qe thandoijapin 150mij lek shperblim per perkraje asistencenturpi madh mashtrus
Kur ke paguar taksa per here te fundit
Kjo foto e qeverise si foto Ali babes me 40 hajdute. Secili nga ata peshon mbi 50 mln euro, kurse AI i madherishme me shume se gjithe te tjeret bashke. Ceta me e rrezikshme ne planet. Kanceri Shqiperise. Duhen arrestuar ashtu sic jane, si grup.