Pas zvarritjes së investimit në Sazan dhe furtunës “Trump”, Rama i “vardiset” Jarde Kushnerit...
Në sfondin e një marrëveshjeje të ngrirë për resortin në Ishullin e Sazanit, Edi Rama është kapur “mat” në Paris duke shtrënguar duart me Jared Kushner, dhëndrin e ish-Presidentit amerikan Donald Trump. Kreu i qeverisë ndodhej atje për Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, por ajo që ka zgjuar më shumë vëmendje nuk është aktiviteti diplomatik, por momenti i “vjedhur” me Kushnerin.
Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale disa foto ku ai takohet me Jared Kushner, njeriun që qëndron pas investimeve të mëdha strategjike për Shqipërinë. Fotografia është interpretuar nga shumë vëzhgues si një sinjal se kryeministri po përpiqet me çdo çmim të mbajë marrëdhënie miqësore me SHBA, veçanërisht me elementë të lidhur ngushtë me familjen Trump.

Kjo foto bie në sy pikërisht në një kohë kur marrëveshja për Ishulli i Sazanit me kompaninë “Atlantic Incubation Partners LLC”, në pronësi të Kushnerit, është në thelb e pezulluar. Më 15 dhjetor 2025 kompania zyrtarisht njoftoi shtyrjen e sigurimit të marrëveshjes edhe me një vit, çka praktikisht do të thotë bllokim i investimit. Kjo erdhi pas një serie sinjalesh të qarta se firma nuk kishte ndërmend të realizonte planet për resortin e madh luksoz, duke refuzuar të paraqiste dokumentacionin e kërkuar nga Komiteti i Investimeve Strategjike dhe institucionet shqiptare.
Ndërkohë marrëdhëniet mes Ramës dhe Uashingtonit kanë kaluar në një fazë tensioni. Refuzimet e zyrtarëve të lartë amerikanë për takime në samite ndërkombëtare, mungesa e kontakteve të nivelit të lartë me Shtëpinë e Bardhë dhe refuzimi për të uruar fitoren e zgjedhjeve të 11 majit 2025 kanë sinjalizuar një ftohje të dukshme. Në këtë kontekst, fotografia me Kushnerin në Paris duket më shumë se një rastësi; ajo shihet si përpjekje e Ramës për të goditur dy zogj me një gur: për të shpëtuar marrëdhëniet me SHBA dhe për të ringjallur shpresat për Sazanin.
Në fakt, sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike të datës 30 dhjetor 2024, Rama kishte vendosur afate strikte për nisjen e negociatave dhe dorëzimin e dokumenteve të projektit nga investitori. Këto afate nuk janë respektuar. Kompania ka qëndruar larg kontakteve, pa sqaruar publikisht arsyet e vonesave, ndërkohë që projektet e tjera të Kushnerit, përfshirë atë në Beograd, janë tërhequr në mënyrë definitive. /Pamfleti
Jane perpelitjet e fundit. Ia kane prere bileten. Pse mendon njeri qe kush vjen pas Rames nuk do i thote PO Kushnerit!!
nuk e vjedh o idioter t vicidolit sidomos komentusi i mesiperm si nje jashtqitje serbe
Amerikanet e kane damkosur si hajdut. Si nuk i vjen turp qe shkon akoma ne takime nderkombetare. Se nuk besoj qe i ka korruptuar te gjithe. Aty ku ulen kryeministrat e Anglise Gjermanise gjithe BE ulet dhe ky palloshi jone, kryehajduti koherave. E tmerrshme vetem ta mendosh.