TAGS-AT E JAVËS

Politike 7 Janar 2026, 10:09

Moti i keq, Rama tallet me qytetarët: Nuk e kuptoj pse s’po më fajësojnë mua edhe për reshjet në Itali?

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, Rama tallet me qytetarët: Nuk e kuptoj pse s’po më
Edi Rama

Përmes një reagimi ironiziues në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje të vendeve të tjera të Europës, si Italia, Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi që janë përmbytur si pasojë e reshjeve.

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për situatën e motit në vend. Në një postim, Rama ka ironizuar opozitën, të cilët të gjithë problematikat e krijuara, ia kanë faturuar qeverisë si fajtorët kryesorë.

Përmes një reagimi ironziues në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka ndarë pamje të vendeve të tjera të Europës, si Italia, Greqia, Kroacia dhe Mali i Zi që janë përmbytur si pasojë e reshjeve.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, shkruan Edi Rama.

Moti i keq ka përfshirë shumë qytetet të vendit, duke shkaktuar përmbytje, ndërprerje të energjisë eletkrike, probleme me qarkullin si dhe anulim të mësimit. 

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan përmbytje të rënda ditën e djeshme në të gjithë vendin, veçanërisht në Durrës dhe Lezhë, duke paralizuar rrugë, lagje, autostradën Tiranë–Durrës dhe duke pezulluar aktivitetin në disa shkolla e tregje.

Situata në Durrës është më problematike në zonat periferike, ku rreth 800 banesa dhe dhjetëra biznese janë përmbytur.

Në Lezhë dhe Kurbin mbi 2300 hektarë tokë bujqësore u mbuluan të martën nga uji, me rreth 150 banesa janë të rrethuara dhe mësimi është pezulluar në disa shkolla.

Ndërkohë Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron vijimin e reshjeve në ditët në vijim dhe rrezik për përmbytje e rrëshqitje dherash, ndërsa autoritetet mbeten në monitorim të vazhdueshëm.

edi rama moti i keq

3 Komente

  1. b
    bimi

    Ju lutem me thoni nje gje qe eshte mormale ne kete vend. Dhe kjo ndodh thjesht qe qeverisemi nga nje psikopat demagog njeri i diskretiduar per vjedhjet galopante gjithe kohes qe ai vete ka qene ne pushtet. As i intereson fare, po fare se ky vend permbytet, digjet , betonizohet varferohet. Po hic fare. Ai as nuk eshte fare ketu.

    1. H
      Hasan hyseni

      Problemi nuk eshte i shirave po i qeverise Rama qe nuk ka be investime per vepra hidroteknike per mbrojtjen nga shirat, sic ben gjithe bota demokratike, dhe permbytjet jane pasoje e vjedhjeve te qeverise dhe korrupsionit galopant te qeverise Rama. Miljonat e eurove per rikonstruksionin e hidrovoreve te Shqiperise ,jane grabitur nga grabitqaret e qeverise Rama. Ne itali e vende demokratike qeverite kane investuar per mbrojtjen e quteteve nga permbytjet , tjeter gje probemet nga rreshqitjet e dherave qe ne ve det pete dimore eleminohen ,kurse ne Shqiperi ,gjasin me vite. Shikje Amsterdamin ,pa investime ne vepra hidroteknike do isht e mbuluar nga uji , po wevefite atje investonne va hdimisht Permbytjet ne Shqiperi jane vetem problem i grabitjeve te grabitesve qeverise Rama dhe korfulsionit galopant te kesaj qeveria we mendon vetem per paxtrimin w eurove te karteleve te droges

      1. d
        dori

        I shkreti ti, po ti bien ne qafe. Bej si viktime njehere. Pastaj shiko mos japesh ndonje leje per kulle apo bej ndonje tender se kohe te veshtire vijne.

        Lini një Përgjigje