TAGS-AT E JAVËS

Politike 8 Janar 2026, 08:26

U propozua si zëvendës i Ramës? Lapaj-Fevziut: Ti i njeh të dy kush janë mesazherët

Shkruar nga Pamfleti
U propozua si zëvendës i Ramës? Lapaj-Fevziut: Ti i njeh të
Adriatik Lapaj dhe Blendi Fevziu

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, e ka deklaruar dhe më herët se kryeministri i vendit Edi Rama i ka ofruar poste qeveritare.

Në studion e “Opinion”, ai nuk dha detaje konkrete lidhur me këtë, por rrëfeu se dy ishin “mesazherët”. Madje i tha gazetarit Blendi Fevziu se “ai i njeh të dy”, duke mos shtuar asgjë tjetër.

“Gjithçka ka qenë e orkestruar nga Edi Rama për të mos lejuar frymën e re të realizojë qëllimin. Të rinjtë duhet të falen te Rama për të bërë karrierë, unë si Adriatik jam në shesh ndërkohë që këta janë nëpër zyra. Ka një etikë në jetën publike që mua si Adriatik më bën të jem i kujdesshëm sepse do të humbisja kredibilitetin për të ardhmen. Atë mos ma kërko…”, i argumentoi ai Fevziut, duke mos zbuluar emrat.

“Ishte mesazher real apo ishte njeri që mat pulsin?”, vijoi me insistim pyetjen Fevziu.

“I njeh ti të dy! Ne patëm dinjitetin për të qëndruar dhe për të thënë jo!”, iu përgjigj Lapaj.

Më tej, ai foli edhe për reagimin disi të vakët që ka pasur te njerëzit pas nisjes së protestave.

u propozua si zëvendës i ramës lapaj

Lini një Përgjigje