Ndryshimet në qarqe pritet të ndezin debate në PD. Dje ishte Luan Baçi që i dha sinjalet se nuk e pranon zëvendësimin me Gazmet Bardhin.
Kryesia e Partisë Demokratike ka zgjedhur 12 drejtuesit politikë në qarqe. Sot u mbajt mbledhja e saj dhe duket se nisi organizmi për zgjedhjet e 2025. Nuk është se pati shumë surpriza te emrat që u zgjodhën, pasi shumica diheshin. Luçiano Boçi u zyrtarizua në Shkodër, duke lëvizur nga Elbasani. Aty ku duket se drejtues do të jetë Ervin Salianji.
Gjekmarkaj, Bylykbashi dhe Bujar Leksaj mbetën te qarqet e tyre, pra Durrës, Lezhë dhe Vlorë. Dibra ju besua Xhela Mziut, ndërsa Kukësi Flamur Hoxhës.
Ajo që bie në sy është se në Korçë ka shkuar Ivi Kaso, duke spostuar Edmond Spahon. Në Berat ka shkuar Eno Bozdo, duke spostuar Tomor Alizotin. Ndërsa në Fier ka shkuar Gazmet Bardhi, duke spostuar Luan Baçin.
Vetë Berisha mori pjesë në mbledhje përmes një videokonferece. Ai kërkoi më shumë organizim, teksa tha se Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.
“Së pari ju përshëndes, ju, drejtuesve, N/kryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj mbledhje dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë. Përshëndes me këtë rast të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë.
Sot, Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.
PD në vitet e fundit përjetoi një proces të rrallë, të vështirë. Por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar, pavarësisht përpjekjet e hapat ishin që kjo forcë politike të denatyrohej, të shndërrohej në një simotër të partisë së krimit. Të fshihej e tërë historia e saj, të fshihej, të spostohej aksi i programit të saj.
Ju keni bërë një betejë të fortë, por dhe të suksseshme. Jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira dhe ato janë kapërcyer. Kemi hyrë tani në një vit elektoral”, tha ai.
Ndryshimet në qarqe pritet të ndezin debate në PD. Dje ishte Luan Baçi që i dha sinjalet se nuk e pranon zëvendësimin me Gazmet Bardhin.
“Unë vijoj të jam drejtues politik prej tre vitesh tashmë dhe mendoj se e kam drejtuar vërtet mirë qarkun e Fierit. Do respektoj vetëm vendimin e kryetarit te partisë ndërsa vendimet e këtyre që flasin në emër të kryetarit të partisë më vjen keq, nuk mundem”, tha Baçi.
Drejtuesit e PD në qarqe
Tiranë- Belind Këlliçi
Durrës-Oerd Bylkbashi
Lezhë- Agron Gjekmarkaj
Shkodër-Luçiano Boçi
Fier- Gazment Bardhi
Kukës- Flamur Hoxha
Dibër- Xhelal Mziu
Elbasan-Ervin Salianji
Korçë- Ivi Kaso
Berat- Eno Bozdo
Vlorë- Bujar Leskaj
Gjirokastrës- Tritan Shehu
Lini një Përgjigje