TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2024, 18:48

A do të ketë sërish protesta? PD mbledh Kryesinë, Berisha: Betejë deri në fund për të kthyer votën e lirë

Shkruar nga Pamfleti
A do të ketë sërish protesta? PD mbledh Kryesinë, Berisha:
Foto nga Kryesia

Partia Demokratike ka mbledhur këtë pasdite Kryesinë. Për të diskutuar mbi organizimin për zgjedhjet dhe aksionin opozitar. Pas hapjes së mbledhjes nga kryetari Flamur Noka, e ka marrë fjalën kryetari Sali Berisha, i cili ka folur me videokonferencë nga banesa.

Flitet se sot do të merret vendimi që të rinisin protestat, ndonëse zgjedhjet janë shumë afër. Vetë Berisha i dha sinjalet në fjalën e tij. Ai tha se Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

Së pari ju përshëndes, ju, drejtuesve, N/kryetarëve, Sekretarit të Përgjithshëm të kësaj mbledhje dhe të gjithë anëtarët e Kryesisë. Përshëndes me këtë rast të gjithë demokratet dhe demokratët kudo që janë.

Sot, Kryesia e PD mblidhet në një moment vendimtar në historinë e saj, mblidhet në një moment kur kjo Kryesi duhet të marrë përsipër përgjegjësitë e rikthimit të votës së lirë të qytetarëve shqiptarë.

PD në vitet e fundit përjetoi një proces të rrallë, të vështirë. Por ajo sot është në këmbë, është e fuqishme, është e bashkuar, pavarësisht përpjekjet e hapat ishin që kjo forcë politike të denatyrohej, të shndërrohej në një simotër të partisë së krimit. Të fshihej e tërë historia e saj, të fshihej, të spostohej aksi i programit të saj.

Ju keni bërë një betejë të fortë, por dhe të suksseshme. Jeni përballur me probleme të mëdha, të vështira dhe ato janë kapërcyer. Kemi hyrë tani në një vit elektoral”, tha ai.

Lini një Përgjigje