TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2024, 13:26

“Dhashë 100 milionë lekë për tërmetin”/ Bardhi ironizon Sinajn: Ne të tjerët me rrogë jetojmë s’kemi çfarë falim!

Shkruar nga Pamfleti

“Dhashë 100 milionë lekë për tërmetin”/

Gjatë mbledhjes së sotme në Këshillin për Rregulloren dhe Mandatet, për rishikimit e mandatit të Vullnet Sinajt, janë zhvilluar debate të shumta. Sinaj u shpreh se prej 20 vitesh rrogën e tij jep për donacion.

“Për gjithë shqiptarët them se unë kam qenë biznesmen që prej 20 vitesh dhe në politikë kam hyrë në të mirë të vendit tim, sa dhe rrogën time e kam bërë donacion për njerëz në nevojë. Më vjen keq që qenka lodhur zoti Bardhi dhe nuk ka gjetur 100 milionë lekë të miat të dhëna për Buxhetin e Shtetit për tërmetin në Shqipëri. Ajo që ju më akuzoni mua sot është shitja e produkteve në kasa. Ku ta dijë një punonjës i kasës se kush ble në marketet e Big Market? Kujt t’ia ndalojmë hyrjen në Big Market na i thoni? Nuk kam përfituar asnjë qindarkë nga buxheti i shtetit, përkundrazi jam donator. Nuk kam marrë pjesë në asnjë tender, në asnjë koncension”, u shpreh ai.

Lidhur me deklaratën e deputetit socialist, Bardhi ka ironizuar duke thënë “ne të tjerët nuk kemi çfarë falim se jetojmë me rrogë”.

“Meqë besoni te drejtësia, s’ka nevojë të bëni numra. Kam dhuruar kam dhuruar këtë. Ke falur se ke përfituar. Ne të tjerët nuk kemi çfarë falim, sepse jetojmë me rrogën. Kompanitë tuaja ishin në prag falimenti, kur u bëtë deputet, nga tre, kompanitë tuaja shkuan në 25”, tha Bardhi.

Vullnet Sinaj ka marrë fonde nga shteti nëpërmjet kompanive private, për këtë arsye u kërkua edhe rishikimi i mandatit të Sinajt nga opozita.

Lini një Përgjigje