TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2024, 10:29

Nga Ilir Beqaj te drejtoresha e QSUT; zbardhet lista e dëshmitarëve që do thirren në Komisionin Hetimor të Shëndetësisë

Shkruar nga Pamfleti

Nga Ilir Beqaj te drejtoresha e QSUT; zbardhet lista e dëshmitarëve

Komisioni Hetimor për Konçensionet në Shëndetësi, mandati i të cilit u shty edhe për 3 muaj, ka dakordësuar sot listën e drejtuesve të institucioneve që do të thirren për të dëshmuar.

Lidhur me konçensionin e “check up” do të thirren për të dëshmuar nga Alma Cani, drejtoresha e QSUT-së, te drejtuesit e spitaleve rajonale. Për të dëshmuar janë thirrur ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Elbasan, Shkodër, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Traumës dhe anëtarët e grupit të punës së check up.

Gjithashtu pritet të thirren për të dëshmuar, edhe personat në hetim si ish-ministri Ilir Beqaj, ish-zv.ministri Klodian Rrjepaj, e biznesmeni i sterilizimit Ilir Rrapaj.

Për të marrë në pyetje personat në hetim, fillimisht Komisioni Hetimor do duhet që të marrë leje nga autoritetet.

Nga Ilir Beqaj te drejtoresha e QSUT; zbardhet lista e dëshmitarëve

Mbledhja e parë e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë, pas zgjatjes së afateve me tre muaj, u zhvillua në ‘paqe’ mes opozitës dhe mazhorancës. Ndonëse punimet e këtij komisioni në sesionin e kaluar parlamentar janë karakterizuar nga tensione e debate, pa shumë diskutime sot palët ranë dakord për shkresat e informacioneve dhe listën e re të dëshmitarëve. 

Puna do të vijojë për koncesionin e check up, ku pritet që të thirren si dëshmitarë të gjithë ish-drejtorët e QSUT që kanë shërbyer nga koha kur ka nisur zbatimin ky koncesion ( mars 2015). Pritet që të dëshmojë edhe drejtoresha aktuale e QSUT, Alma Cani. Në listë edhe Beqaj dhe 8 të tjerë në hetim. 

Kryetarja Vokshi tha se në listë do jenë edhe ish-drejtorët e spitaleve rajonale Durrës, Shkodër, Elbasan, Vlorë, drejtori i Koço Gliozhenit, Traumës dhe anëtarët e grupit të punës së check up.

"Lista e dëshmitarëve. Këtë e kemi diskutuar dje gjatë në mbledhjen e kryesisë, jemi dakordësuar që meqë një pjesë e materialeve nga SPAK sa i përket check up, që arrijnë deri në 2019, ka ardhur vetëm disa ditë para, kemi vendosur që ta nisim me ata persona në listën e dëshmitarëve që nuk preken nga mungesa e këtij informacioni. Propozimi është që të thërriten ish-drejtorët e QSUT, drejtoresha aktuale, ish-drejtoresha e spitalit Durrës, traumës, Shkodrës, Elbasanit, Vlorës, drejtori i Koco Gliozhenit, anëtarët e grupit të punës së check up, kanë qenë disa mjekë dhe mjekët që i kishim në listë para se të mbyllej sesioni i kaluar por nuk e bënë dot dëshminë", tha Vokshi. 

 

Lini një Përgjigje