TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2024, 08:14

A do ta lëshojë Rama, Vullnet Sinajn? Këshilli i Mandateve shqyrton sot kërkesën e PD për heqjen e mandatit të deputetit socialist

Shkruar nga Pamfleti

A do ta lëshojë Rama, Vullnet Sinajn? Këshilli i Mandateve

A do ta lëshojë Rama deputetin Vullnet Sinaj?

Kuvendi ka nisur tashmë procedurat për verifikimin e pavlefshmërisë së mandatit të deputetit socialist Vullnet Sinaj.

Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin mblidhet sot në orën 11:00 në Kryesinë e Kuvendit për të shqyrtuar mocionin e 14 ligjvënësve opozitarë, të cilët kërkojnë konstatimin e papajtueshmërisë së mandatit të Sinajt. Opozita e akuzon Sinajn se ka përfituar para publike me bizneset e tij.

Kjo kërkesë e PD do të shqyrtohet nga Këshilli i Mandateve dhe më pas i kalon senacës plenare për votim. Në mocionin e deputetëve të opozitës thuhet se Sinaj ka shkelur Kushtetutën, pasi ka përfituar fonde publike në kundërshtim me pikën 3, të nenit 70 të Kushtetutës, i cili ndalon deputetit që të përfitojë pasuri publike.

“Nga verifikimi i të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Thesarit dhe Qendrës Kombëtare të Biznesit rezulton se deputeti i Partisë Socialiste, z. Vullnet Sinaj, nëpërmjet kompanive në pronësi të tij, ka përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit. Shoqëritë ‘BIGALB GROUP’ sh.p.k., ‘BIG LISUS’ sh.p.k., ‘BIG DURRËSI’ sh.p.k., ‘BIG PESHKOPIA’ sh.p.k., ‘BIG ROI’ sh.p.k., ‘BIG LEO’ sh.p.k., ‘BIG LEZHA’ sh.p.k., ‘BIG DRINI’ sh.p.k., ‘BASHKIMI’ sh.p.k., ‘TIRANA CASH & CARRY’ sh.p.k., që janë në pronësi apo bashkëpronësi të deputetit Vullnet Sinaj, përmes vetëm 9 transaksioneve të verifikuara, kanë përfituar të ardhura nga Buxheti i Shtetit në shumën totale 3.689.814 lekë.

Shoqëritë e mësipërme kanë vazhduar të jenë në pronësi të deputetit Vullnet Sinaj edhe pas fitimit prej tij të mandatit të deputetit dhe gjithashtu edhe pas emërimit prej tij të dy personave zj. Elona Koshi dhe z. Eduart Koshi si ‘person i besuar i ortakut të vetëm z. Vullnet Sinaj’, përmes akt-marrëveshjeve të datave 20.07.2017, 29.03.2018 dhe 31.10.2018. Përmes këtyre marrëveshje rezulton se është bërë vetëm transferimi i kuotave dhe jo tjetërsimi i tyre, duke kaluar nga ‘zotërues aktiv i aksioneve’ në ‘zotërues pasiv i aksioneve’ për shkak të caktimit të ‘një personi të besuar”, thuhet në mocionin e PD.

Vetë Sinaj, në një reagim kur akuzat ndaj tij u bënë publike, tha se nuk ka përfituar asnjë fond publik, duke thënë se ka hequr dorë nga administrimi i të gjitha kompanive të tij që nga viti 2017 kur vendosi t’i futej politikës.

 

Lini një Përgjigje